Ja çka vidhnin nëpër kafiteri, dy të arrestuar
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy persona të dyshuar për disa vjedhje janë arrestuar nga njësiti i hetimeve të drejtorisë së Kryeqytetit në Prishtinë.

Sipas Policisë, rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme, kryesisht në qendër të Prishtinës (në kafiteri), ku dyshohet se ankuesve u janë marrë çanta dore.

“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale për së paku 13 raste të vjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024