Data 28 qershor shënon zhvillimin e Betejës së Kosovës, ku koalicioni i ushtrive të popujve të Ballkanit pësoi humbje nga Perandoria Osmane. Pas kësaj humbjeje, popujt e Ballkanit u pushtuan nga otomanët ose u detyruan të bëhen vasal të sulltanit. Princërit shqiptarë vazhduan të luftojnë e më i shquari ndër ta ishte Skenderbeu. Serbia u bë pjesë e Perandorisë Osmane.
Beteja e Kosovës u zhvillua më 28 qershor (15 qershor sipas kalendarit të vjetër), 1389 në Fushën e Kosovës, midis koalicionit të ushtrive të popujve të Ballkanit, të prirë nga princi Lazar dhe forcave otomane të udhëhequra nga sulltani Murati I (mbretëroi 1360–89). Beteja ishte e ashpër dhe në të u vranë të dy liderët, Princi Llazar dhe Sulltan Murati, si dhe shumë princër tjerë. Të dy ushtritë gati se u zhdukën fare.
Nuk ka shumë të dhëna për Betejën e Kosovës e madje shumica e këtyre të dhënave janë kontradiktore me njëra tjetrën.
Prandaj, kjo ngjarje sot më shumë dihet për nga mitet rreth saj se nga faktet historike.Ndonëse beteja përshkruhet si betejë mes serbëve dhe turqëve apo mes të krishterëve dhe myslimanëve, faktet thonë krejt të kundërtën.
Në njërën anë ishin otomanët, ushtria e të cilëve përbëhej edhe nga ushtarë të popujve e princërve vasalë të tyre, përfshirë edhe të krishterë.
Në betejë është vrarë edhe Sulltan Murati I, të cilin besohet se e ka vrarë Milosh Obiliqi, një nga heronjt kryesorë në tregimet dhe legjendat për Betejën e Kosovës.
Kjo u dha mundësi zotërinjve shqiptarë që të forcojnë pozitat e tyre. Në këtë kohë dalin në skenë familjet si Balshajt, Dukagjinët e Zahariajt në Shqipërinë e Veriut; Kastriotët, Topiajt, Arianitët, Muzakajt e Gropajt në Shqipërinë Qendrore; Shpatajt, Zenebishët në Shqipërinë e Jugut.
Në këtë kohë, Venediku arriti të merrte qytetet bregdetare, që nga gjiri i Kotorrit, e deri në Artë. Budva, Ulqini, Shkodra, Lezha, Durrësi, Parga, që ishin qendra të rëndësishme tregtare e shkëmbimi me viset e brendshme të vendit u bënë pjesë e asaj që në histori njihet si Arbëria Venedikase.
Më 28 qershor 1989, Slobodan Milosheviq, president i atëhershëm i Serbisë, mbajti fjalimin e tij të famshëm që ishte ngjarja kryesore e eventeve të organizuara për të shënuar 600 vjetorin e Betejës së Kosovës.
Kjo ngjarje është mbajtur pak kohë pasi Milosheviqi kishte hequr autonominë e Kosovës që kishte nxitur demonstrata të mëdha në tërë Kosovën.
Gjatë fjalimit të tij, Milosheviq kishte thënë se: “Përsëri jemi para betejave dhe në beteja. Këto nuk janë të armatosura, por as të tillat nuk mund të përjashtohen”.
Kjo fjali qe interpretuar si kërcënim dhe paralajmërim i Milosheviqit për luftërat që do të niste në ish-Jugosllavi.Në të njëjtën ditë, 12 vite më vonë, Milosheviqi është dorëzuar në Hagë nga autoritetet e Serbisë, për t’u gjykuar për krimet e luftës të kryera në Kosovë nga forcat e sigurisë të udhëhequra nga Slobodan Milosheviq.
Në këtë datë, serbët çdo vit festojnë Ditën e Shën Vidit, e njohur si Vidovdan në gjuhën serbe, duke u mbledhur në kisha dhe tempuj të shenjtë të popullit serb, në Graçanicë dhe Gazimestan-afër Obiliqit, për të kryer rituale fetare, si përkujtim i Betejës së Kosovës.
Gjatë një takimi të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, menaxhmenti i lartë ka shpalosur në detaje planin e masave operative, duke informuar përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që ishin të pranishëm në takim.
Policia e Kosovës u ka bërë apel qytetarëve dhe pjesëmarrësve në këto aktivitete që të shmangin çdo provokim, të respektojnë ligjin dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë në terren. Po ashtu, qytetarët janë njoftuar për mundësinë e bllokimeve të përkohshme apo devijimeve të trafikut, dhe u kërkohet mirëkuptim i plotë në këtë drejtim.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e detyrave të saj ligjore dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim,” thuhet në njoftim.
Këtë vendim, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 12 qershor, e ka rrëzuar përfundimisht duke vendosur që në festën e “Vidovdanit”, të mos ketë simbole dhe flamuj serb.
Në arsyetim, gjykata tha se vendimi në fjalë mund të provokojë tensione ndëretnike, veçanërisht nëse perceptohet se autoritetet komunale favorizojnë një komunitet në kundërshtim me rendin ligjor.