Panairi i Librit BookFest në Albi Mall
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Panairi i Librit BookFest në Albi Mall
bookfest korrik 26 (1) [Recovered]-13
14/07/2026 - 09:50
Linku u kopjua

Nga 10 deri më 19 korrik, Albi Mall, në bashkëpunim me Librarinë Dukagjini, shndërrohet në destinacionin ideal për të gjithë dashamirët e librit.

Për dhjetë ditë me radhë, vizitorët do të kenë mundësinë të eksplorojnë një botë të pasur me tituj për çdo moshë dhe çdo shije, duke përfituar edhe nga zbritje të veçanta në një përzgjedhje të gjerë librash.

Gjatë këtij edicioni, vizitorët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një përzgjedhje e gjerë librash me zbritje speciale që arrijnë deri në 50%, duke u dhënë lexuesve mundësinë të pasurojnë bibliotekën e tyre personale me tituj nga zhanre të ndryshme, në çmime më të favorshme se kurrë. 

Për më të vegjlit, panairi do të sjellë edhe aktivitete argëtuese dhe edukative të frymëzuara nga libri, duke e bërë vizitën një përvojë të veçantë për të gjithë familjen.

Përmes lojërave, leximit dhe aktiviteteve kreative, fëmijët do të kenë mundësinë të afrohen edhe më shumë me botën magjike të librave.

Në një kohë kur ritmi i përditshëm është gjithnjë e më i shpejtë, libri mbetet një nga dhuratat më të çmuara që mund t'i bëjmë vetes dhe atyre që duam. Prandaj, ky panair është një ftesë për të ndalur për pak çaste, për të shfletuar një libër të ri dhe për të rizbuluar kënaqësinë e leximit.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e Panairit të Librit në Albi Mall, nga 10 deri më 19 korrik, dhe të përjetoni dhjetë ditë të mbushura me kulturë, kreativitet dhe dashuri për librin.

Libri hap horizonte. Takimi ynë i radhës është në Albi Mall.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026