Cameron për aleatin e Vuçiqit: Diçka shumë më e madhe mund të shembet me rënien e Orban
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Cameron për aleatin e Vuçiqit: Diçka shumë më e madhe mund të shembet me rënien e Orban
Obrna 1234
12/04/2026 - 20:34
Linku u kopjua

Gazetari i BBC, Rob Cameron, ka paralajmëruar se një rënie e mundshme e kryeministrit hungarez Viktor Orban nuk do të kishte pasoja vetëm për Hungarinë, por për një rrjet më të gjerë politik në Evropën Qendrore.

Sondazhet më të fundit tregojnë se kundërshtari i Orban,  Peter Magyar po prinë 57.1% të votave. Sugjeron se kjo do t’i jepte Tiszës 135 vende, pak mbi 133 që i duhen për një shumicë prej dy të tretash, ndërsa një sondazh i Qendrës Kërkimore 21 i jep Magyar 55% dhe 132 vende, raporton BBC.

E, “shumë mendojnë se ky është fundi i 16 viteve të Orban në pushtet”, ka shkruar Cameron në analizën e tij, për të vazhduar me atë se “shenjat e dëshpërimit janë të dukshme”. 

Në analizën e tij, Cameron ka nënvizuar se ndikimi i Orban ka ndërtuar ndër vite një rrjet politik dhe ideologjik në Evropën Qendrore, duke përfshirë liderë si Robert Fico në Sllovaki dhe Andrej Babish në Çeki, liderë dhe lëvizje politike që ndajnë qasje më skeptike ndaj Bashkimit Evropian dhe politika më konservatore.

“Nëse Orban bie, diçka shumë më e madhe mund të shembet me të,” thekson Cameron, duke iu referuar këtij rrjeti ndikimi që shtrihet përtej kufijve kombëtarë, e që menjëherë e con vëmendjen edhe tek Ballkani, gjegjësisht Serbia.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Cameron theksoi se bëhet fjalë për një rrjet ndikimi të ndërtuar ndër vite në nivel evropian. Në këtë drejtim, një figurë që mund të preket në rast të humbjes së kryeministrit hungarez, është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, i cili mban marrëdhënie të afërta politike me Orban. Të dy liderët kanë bashkëpunuar në çështje rajonale dhe kanë ndarë qëndrime të ngjashme në raport me politikat e BE-së dhe zhvillimet gjeopolitike.

Po ashtu, Orban njihet edhe për raportet e tij me presidentin rus Vladimir Putin, çka e vendos atë në një pozicion të veçantë brenda politikës evropiane.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026