Gjykata e Lartë në Suboticë u caktoi masën e paraburgimit dy personave, konfirmoi kjo gjykatë për Radion Evropa e Lirë më 10 korrik, ndërsa mediat gjermane raportuan se ata dyshohen për planifikimin e një akti të sabotimit në Gjermani dhe i lidhën ata me shërbimin sekret rus.
Autoritetet në Serbi nuk treguan se për çfarë akuzohen dhe as identitetin e tyre të plotë.
Gjykata bëri të ditur se të pandehurve me inicialet B.D. dhe Gj.S. u është caktuar masa e paraburgimit deri më 10 gusht, por se vendimi ende nuk ka marrë formë të prerë.
Policia dhe Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë, e cila po udhëheq hetimet, nuk iu përgjigjën kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment.
Çfarë raportuan mediat gjermane?
Sipas raportit të Bild-it, të publikuar në korrik, në valixhen e të dyshuarve është gjetur lëndë shpërthyese, porse nuk është e qartë se cili ishte objektivi i planifikuar në Gjermani.
Bild shkroi gjithashtu se informacionet e siguruara nga autoritetet gjermane të sigurisë dhe shërbimet e inteligjencës, kanë qenë vendimtare për arrestimin e tyre.
Policia gjermane, agjencia e inteligjencës përgjegjëse për sigurinë e brendshme dhe agjencia evropiane e policisë, Europol, nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë rast.
Sipas gazetës Bild, ky konsiderohet suksesi i parë i qendrës së sapokrijuar për luftimin e kërcënimeve hibride.
Në raportin vjetor për vitin 2025 të Shërbimit gjerman për Mbrojtjen e Kushtetutës, Dobrindt paralajmëroi se Gjermania është vazhdimisht cak i sulmeve hibride nga Rusia.
Dënime për spiunazh në favor të Rusisë
Arrestimi në kufirin serbo-hungarez ndodhi gjashtë muaj pasi një gjykatë në Serbi dënoi tre persona për spiunazh në favor të Rusisë dhe për organizimin e incidenteve kundër komuniteteve hebraike dhe myslimane në Francë dhe në Gjermani.Në dhjetor, ata arritën marrëveshje me Gjykatën e Lartë në Smederevë për pranimin e fajësisë dhe u dënuan me ndëshkime që varionin nga gjashtë muaj deri në një vit e gjysmë arrest shtëpiak.
Hetimet ndaj tetë të dyshuarve të tjerë vazhdojnë.
Në qendër të Berlinit, pranë memorialit kushtuar hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit, anëtarët e grupit vendosën skelete plastike.
Organizator i grupit ishte Momçillo Gajiq, shtetas serb, të cilin Radio Evropa e Lirë e lokalizoi në Rusi. Ai është i lidhur edhe me Kishën Ortodokse Serbe.
Para drejtësisë serbe po zhvillohet edhe një rast tjetër, ku dyshohet të jetë e përfshirë Rusia.
Në atë kohë, policia serbe arrestoi Llazar Popoviqin dhe Sava Stevanoviqin, të cilët dyshohen se kanë organizuar një kamp pranë qytetit të Lloznicës, ku pjesëmarrësit janë stërvitur për përplasje me policinë, ditën e zgjedhjeve në Moldavi.
Pas marrjes në pyetje nga Prokuroria e Lartë Publike në Shabac, ata u liruan, ndërsa hetimet ndaj tyre vazhdojnë.
Llazar Popoviq ishte më herët këshilltar i tij, ndërsa Sava Stevanoviq fillimisht ishte anëtar i Partisë Popullore Serbe (SNP) të Popoviqit, e më pas i partisë Serbia e Shëndoshë - pjesë e koalicionit qeverisës.
Më 26 shtator, policia e Moldavisë publikoi një video, për të cilën tha se shfaq “kampet ushtarake në Serbi të organizuara nga shërbimi sekret rus”.Ata dyshohen për përgatitjen e trazirave masive dhe destabilizimin e Moldavisë para zgjedhjeve parlamentare të 28 shtatorit, në të cilat partia proevropiane në pushtet fitoi bindshëm ndaj koalicionit prorus.
Rusia mohon se ka ndërhyrë në procesin zgjedhor, ndërsa Moldavia e akuzon atë për zhvillimin e një lufte hibride, që përfshin fushata dezinformimi dhe financim të paligjshëm të partive proruse.
Pas arrestimeve, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia “nuk guxon të shërbejë si poligon për veprimtarinë e shërbimeve të huaja”.
Diplomatët rusë dhe rasti i një agjenti në Beograd
Radio Evropa e Lirë raportoi në vitin 2023 për qindra diplomatë rusë të dëbuar nga vendet e Bashkimit Evropian nën dyshimet se ishin të përfshirë në aktivitete spiunazhi.
Deri më sot, asnjë institucion në Serbi nuk është deklaruar lidhur me këto gjetje.
Edhe një tjetër “aferë spiunazhi”, që ka shpërthyer shtatë vjet më parë, ka mbetur pa epilog gjyqësor.
Sipas zyrtarëve më të lartë serbë, pamjet ishin regjistruar gati një vit më herët, në dhjetor të vitit 2018.
Pas mbledhjes, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili kryeson këtë këshill, deklaroi se shërbimet serbe të inteligjencës kishin “konstatuar dhe dokumentuar në disa raste, me fotografi, video dhe incizime audio, kontaktet e Klebanit me pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë”.
Po atë periudhë, Vuçiq zhvilloi një bisedë edhe me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harcenko, pas së cilës deklaroi se, për të, çështja e agjentit rus në Serbi konsiderohej e mbyllur.
Megjithëse është në negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia vazhdon të mbajë marrëdhënie të ngushta me Rusinë.