Pas shpërndarjes së Kuvendit, Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Pas shpërndarjes së Kuvendit, Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli
29/04/2026 - 11:02
Linku u kopjua

Për shpërndarjen e Kuvendit dhe vendimin që Kosova të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh, ka reaguar ish-presidentja Vjosa Osmani.

Vjosa Osmani, përmes një video-mesazhi e ka cilësua gjendjen e krijuar si një moment të vështirë për vendin, por theksoi se populli i Kosovës ka ditur gjithmonë të ringrihet edhe nga situata shumë më të vështira, duke bërë thirrje për unitet dhe dashni.

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngritet edhe nga momentet shumë më të rënda. Prandaj, ka ardhur momenti që të japim dashni dhe vetëm dashni për vendin tonë. Mjaft më me propagandë, mjaft më me urrejtje, mjaft më me përçarje dhe mjaft më me ndjellje të frikës”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka shtuar se aty ku ka urrejtje duhet të mbizotërojë dashnia, ndërsa frika duhet të zëvendësohet me shpresë.

“Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm e vetëm dashni për njëri-tjetrin dhe për vendin. Aty ku ka frikë duhet të japim shpresë, e aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, u shpreh ajo.

Osmani u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen, duke theksuar se padrejtësitë gjithmonë tejkalohen nga vullneti i popullit.

“Ju ftoj që të bashkoheni në këtë mision, sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli”, ka thënë Osmani në video-mesazh.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja nacionale, diku në qershor, më së voni, pasi Kuvendi i Republikës nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri brenda afatit kushtetues, që përfundoi në minutën e fundit të 28 prillit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026