Tiranë, 10 Korrik 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) priti dje fluturimin inaugurues të Chair Airlines, duke shënuar dhe nisjen e operimeve të saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Linja e re direkte mes Zyrihut dhe Tiranës do të operojë tre ditë në javë, çdo të martë, të enjte dhe të shtunë, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për pasagjerët që udhëtojnë mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Chair Airlines është një kompani ajrore zvicerane e fluturimeve turistike me bazë në Cyrih, e cila operon me një flotë moderne avionësh Airbus A319 dhe A320. Me shtimin e Tiranës në rrjet, kompania zgjeron praninë e saj në Ballkan dhe u ofron pasagjerëve një tjetër mundësi fluturimi direkt mes Zvicrës dhe Shqipërisë.
“Nisja e linjës sonë të re Zyrih–Tiranë përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm në zgjerimin e vazhdueshëm të rrjetit tonë. Shqipëria është një treg gjithnjë e më i rëndësishëm për Chair Airlines dhe kjo linjë e re u ofron pasagjerëve tanë edhe më shumë zgjedhje, duke forcuar njëkohësisht lidhjet e udhëtimit mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Jemi të lumtur ta inaugurojmë këtë linjë së bashku me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe presim me kënaqësi ta shohim këtë linjë të zhvillohet në vitet në vijim.”
Shpend Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv, Chair Airlines
