Ndalu Albin! Hamza kritikon Kurtin për dërgimin e njësisë speciale të policisë në Drenicë
2-Second
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ndalu Albin! Hamza kritikon Kurtin për dërgimin e njësisë speciale të policisë në Drenicë
specialet ne drenice
15/05/2026 - 09:44
Linku u kopjua

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza i ka quajtur skena aspak të mira pamjet dhe praninë e njësive speciale të policisë në Drenicë, të enjten mbrëma.

Në një postim në Facebook ai tha se i bën thirrje kryeministrit në detyrë t’i ndal provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit për siç ka shtuar, skenarët e tij partiakë.

“Mbrëmë pamë skena aspak të mira, ku Policia e Kosovës, me urdhër të Qeverisë, dërgoi njësi speciale në Drenicë me prapavija presioni dhe demonstrimi force”, shkroi Hamza. “E porosis kryeministrin në detyrë të ndërpresë propagandën, të ndërpresë urrejtjen dhe, para së gjithash, t’i ndalë menjëherë provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit për skenarë të tij partiakë”.

Duke u marrë me kryetarin e Vetëvendosjes, shefi i PDK-së u kërkoi votuesve të kësaj partie dhe të gjithë qytetarëve të ruajnë gjakftohtësinë dhe të fokusohen në datën 7 qershor.

“Ai nuk mund ta parandalojë braktisjen nga votuesit me skenarë të rrezikshëm përçarës. Ndalu, Albin”, ka shkruar Hamza.

Ai tha se më 7 qershor “do ta japim me votë përgjigjen tonë ndaj politikës së përçarjes”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026