Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, bëri të ditur se në mbledhjen e Kryesisë se LDK-se po diskutohet ftesa e kryeministrit në detyrë Albin Kurti për një marrëveshje për krijimin e institucioneve.
Ai tha se nuk duhet të mendohen zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke e konfirmuar në njëfarë forme se mund të ketë një bashkëpunim.
“LDK po diskuton debat të brendshëm: dy çështje thelbësore duke analizuar rezultatin e fundit zgjedhor. Pas takimit sot Kryesia ka nxjerrë nevojën që të diskutojë kërkesat që lidhen me interesimin për bashkëpunim si vlerë politike. Nuk ka hapësirë dhe asnjë arsye të mendohet opsioni i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vjeshtë. Abdixhiku ka trajtuar letrën, është duke e diskutuar dhe do t’i jep sqarimet e domosdoshme. Ne pas zgjedhjeve të dhjetorit kemi bashkëpunuat, varet se çka do të sjellë përfundimi i kësaj mbledhjeje. Janë çështje të brendshme që po diskutohen”, tha Haziri.
Arsyeja pse Lutfi Haziri doli më herët nga mbledhja e Kryesisë së LDK-së ishte për t’i dhënë nderimet e fundit profesorit universitar Nuhi Rexhepi, i cili u nda nga jeta.