Biznesit në Prizren i vidhen shumë para dhe i dëmtohen softuerët
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Biznesit në Prizren i vidhen shumë para dhe i dëmtohen softuerët
Policia e Kosoves - automjeti - arkiv - ilustrim
22/06/2026 - 10:13
Linku u kopjua

Një shumë e konsiderueshme e parave është vjedhur nga objekti i një biznesi në Prizren, derisa hajnat që ende janë të panjohur, sipas pronarit të biznesit, kanë shkaktuar dëme edhe në pajisje softuerike, vlera e të cilave mbetet të përcaktohet.

Rasti, sipas policisë që po e heton atë, ka ndodhur gjatë të dielës.
Në këtë ditë, forcave të rendit iu është paraqitur edhe një rast tjetër i vjedhjes që ka ndodhur në Dragash.  

Ankuesi ka raportuar se persona të panjohur, në intervale të panjohura, nga objekti i tij kanë arritur të vjedhin kabllo elektrike –bakër, në vlerë të konsiderueshme.

Vjedhje gjatë të dielës u raportua edhe te policia në Pejë, ku një banor u ankua se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe, nga aty kanë vjedhur një armë të shkurtër.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026