Rasti i foshnjës në Ferizaj, QKUK jep detaje: Nëna e hodhi në koshin e mbeturinave
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rasti i foshnjës në Ferizaj, QKUK jep detaje: Nëna e hodhi në koshin e mbeturinave
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e foshnjës në tualetin e Emergjencës në Ferizaj.
Sipas njoftimit, pacientja është paraqitur në spital me ankesa për kapsllëk dhe ka hyrë në tualet duke e mbyllur derën.
E më pas, pasi stafi mjekësor ka dëgjuar zërin e një foshnjeje, është hapur dera dhe është parë se nëna kishte hedhur foshnjën në koshin e mbeturinave.
“Pas insistimit dhe presionit nga stafi mjekësor, të cilët kishin dëgjuar zërin e një foshnjeje, dera është hapur. Nëna kishte prerë kordonin umbilikal të foshnjës dhe e kishte hedhur atë në koshin e mbeturinave, në gjendje të rëndë dhe hipotermike”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se janë ndërmarrë masat emergjente për trajtimin e nënës dhe foshnjës, të cilat janë transferuar në repartet e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë.
Pas konstatimit të rastit njoftohet se stafi shëndetësor ka lajmëruar rastin edhe tek organet kompetente.
“Foshnja është pranuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme reanimatore nga ekipi multidisiplinar i spitalit. Pavarësisht përpjekjeve maksimale dhe trajtimit intensiv nga personeli mjekësor, foshnja ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria, të cilat kanë iniciuar hetimet. Në procedurë janë përfshirë edhe inspektorët shëndetësorë dhe ekspertiza mjeko-ligjore. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Instituti i Mjekësisë Ligjore, në kuadër të procedurave të mëtejshme hetimore”, thuhet tutje në njoftim.
Më tej, thuhet se Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt është duke bashkëpunuar plotësisht me organet e drejtësisë dhe institucionet kompetente për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.