Prokuroria nis hetimet për vdekjen e foshnjës të porsalindur në Ferizaj
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Prokuroria nis hetimet për vdekjen e foshnjës të porsalindur në Ferizaj
Prokuroria Themelore Ferizaj -logo
07/05/2026 - 12:26
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është duke hetuar rastin e vdekjes së foshnjës të porsalindur në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt.

Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit është informuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj lidhur me rastin, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar është iniciuar hetim për veprën penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, sipas nenit 176 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

E dyshuara, në këtë rast ndodhet në trajtim në repartin gjinekologjik të Spitalit të Ferizajt.

Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria ka bërë të ditur se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka bërë të ditur për KosovaPress se fillimisht foshnja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pas pak kohe.

Foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndërsa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë në Ferizaj.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026