Vdes një foshnje në Ferizaj, u lind në tualetin e Emergjencës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vdes një foshnje në Ferizaj, u lind në tualetin e Emergjencës
Një foshnje ka vdekur në Ferizaj, pasi ka lindur në tualetin e Emergjencës.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Veseli ka bërë të ditur se foshnja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pas pak kohe.
Sipas njoftimit, foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndërsa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë në Ferizaj.
“Vrasje e foshnjës gjatë lindjes Rr. Ramadan Rexhepi, 05.05.2025 - 19:45 E dyshuara femër k- shqiptare, raportohet se në tualetin e Emergjencës kishte lindur foshnjën e saj. Foshnja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pas pak kohe”, ka thënë ai.
Trupi i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.
“Me vendim të prokurorit foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtejshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, tha Veseli.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.