Qeveria e Serbisë po financon me para nga buxheti i shtetit Shoqatën e Veteranëve të “Beretave të Kuqe”, organizatë që mbledh ish-pjesëtarë të njësisë së shpërbërë speciale të Sigurimit të Shtetit, pjesëtarët e së cilës morën pjesë në krime lufte dhe u dënuan për likuidime të kundërshtarëve politikë.
Sipas analizës së Radios Evropa e Lirë (REL), vetëm përmes konkurseve të Ministrisë së Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale, gjatë dy viteve të fundit kësaj shoqate i janë ndarë 23 mijë euro.
Gjurgjeviq Stamenkovski është kryetare e partisë së ekstremit të djathtë “Zavetnici” dhe u bë pjesë e pushtetit në vitin 2024, megjithëse partia e saj nuk e kishte kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet e atëhershme.
“Kur merrni një njësi të tillë dhe përsëri i bëni heronj, ndërkohë që dihet ‘rruga e tyre luftarake’, njeriu duhet të pyesë veten se çfarë vlerash po propagandon kjo pushtet”, tha për REL Filip Shvarm, kryeredaktor i javores “Vreme” dhe autor i një dokumentari për “Njësinë për Operacione Speciale”.
Çfarë financon Ministria?
Të dhënat për donacionet e mbledhura gjatë vitit 2025 ende nuk janë publikuar.
Të dhënat publike nuk tregojnë se nga kanë ardhur të ardhurat e tjera.
Ministrja Milica Gjurgjeviq Stamenkovski ka miratuar financimin e Shoqatës së Veteranëve të Beretave të Kuqe për organizimin e “Shumëgarëshit të Veteranëve”, si dhe realizimin e projekteve “Pozita e luftëtarëve në shoqëri sot” dhe “Betimi i lirisë”.
REL i është drejtuar edhe Qeverisë së Krahinës Autonome të Vojvodinës lidhur me ndarjen e fondeve për këtë shoqatë, por deri në publikimin e tekstit nuk kishte marrë përgjigje.
Sipas të dhënave në internet, Shoqata e Veteranëve të Beretave të Kuqe ka organizuar “Shumëgarëshin e Veteranëve” gjatë katër viteve të fundit.
Në tubimin e vitit 2025, siç shihet nga fotografitë e publikuara, ishte vendosur edhe pankarta “Drina është lumë, jo kufi”, duke aluduar në kufirin natyror ndërmjet Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Për projektet “Betimi i lirisë” dhe “Pozita e luftëtarëve në shoqëri sot”, të cilat janë financuar me 10 mijë euro nga buxheti, nuk ka informacione publike se çfarë përmbajnë, nëse dhe kur janë realizuar.Në fund të vitit 2022, shoqata ngriti një monument për ish-pjesëtarin e Beretave të Kuqe, Nikola Simiq, në lagjen Busije të Beogradit.
Kush është drejtuesi i shoqatës?
Veteranët në mbrojtje të pushtetit
“Veçanërisht perverse është fakti që ata u shfaqën aty vetëm pak ditë para përvjetorit të vrasjes së kryeministrit Zoran Đinđić”, tha Shvarm.
Përveç Zhika Ivanoviqit, veteranët në Parkun Pionirski i udhëhiqte edhe ish-komandanti i Xhandarmërisë serbe, Goran Radosavljeviq Guri, të cilin Shtetet e Bashkuara e lidhin me vrasjen e vëllezërve Bytyqi pas luftës në Kosovë më 1999.
Ndërkohë, veteranët e JSO-së së shpërbërë janë bërë pjesëmarrës të rregullt në manifestimet që organizon partia në pushtet – nga përkujtimet e ngjarjeve historike deri te ceremonitë me rastin e ditëve të komunave të Beogradit.
Në dhjetor 2025 ata ishin mysafirë të Ministrisë së Punës dhe, sipas profilit të tyre në Instagram, morën pjesë në një takim pune me temë “përmirësimi i mëtejshëm i pozitës së luftëtarëve”. Me ta u fotografua edhe ministrja Milica Gjurgjeviq Stamenkovski.
Në shkurt 2024, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes dhe kryetar i Partisë Progresive Serbe, Miloš Vuçeviq, vizitoi stendën e Shoqatës së Veteranëve të Beretave të Kuqe në Panairin e Novi Sadit.
Shoqata atëherë mori pjesë në manifestimin “Panairi i Vendlindjes”, organizuar nga Fondi për Refugjatë, Persona të Zhvendosur dhe Bashkëpunim me Serbët në Rajon, me mbështetjen e Qeverisë së Vojvodinës.Me rastin e 35-vjetorit të themelimit, një pjesë e veteranëve të Njësisë për Operacione Speciale organizuan më 4 maj 2026 një festim ku, në emër të ish-anëtarëve të kësaj njësie, Vasilije Mijoviq falënderoi presidentin Aleksandar Vuçiq, duke deklaruar se me ardhjen e tij në pushtet njësisë i është kthyer lavdia.
“Gjithmonë llogaritni në ne, që ta udhëhiqni edhe gjatë atdheun tonë; Serbia prej kohësh nuk ka pasur një udhëheqës të tillë, vizionar”, tha Mijoviq, duke shtuar se “kolegji ka marrë vendim që presidentit t’i ndahet pseudonimi ‘Aleksandri i Madh’”.
Vasilije Mijoviq është ish-funksionar i policisë sekrete malazeze. Si pjesëtar i formacioneve paramilitare që vepronin në Bosnje dhe Kroaci, ai mori pjesë në luftërat në hapësirën e ish-Jugosllavisë.
Mijoviqi nuk është gjykuar për rolin e tij në luftë as nga gjykatat vendore e as nga ato ndërkombëtare.
Në vitin 1996, ai u dënua nga gjykata në Novi Sad me tre vjet burg, pasi një vit më herët kishte shkaktuar një aksident trafiku ku humbën jetën dy fëmijë. Gjykata ia shtyu për vite me radhë ekzekutimin e dënimit, të cilin e vuajti vetëm pas më shumë se një dekade.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi u largua në vitin 2006 për shkak të falsifikimit të diplomës së Fakultetit Juridik.
Po atë vit, para referendumit për pavarësinë e Malit të Zi, ai u dënua me 10 muaj burg nga Gjykata Themelore në Podgoricë për shkelje të lirisë së përcaktimit gjatë votimit dhe përhapje paniku.