Në një atmosferë që ndërthurte historinë, inovacionin dhe reflektimin mbi të ardhmen, Ambasada e Italisë në Kosovë shënoi edicionin e 10-të të Ditës Italiane të Dizajnit, një ngjarje që këtë vit solli në fokus konceptin e “ri-dizajnimit” si një përgjigje ndaj sfidave bashkëkohore.
Aktiviteti, i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë dhe i cili zhvillohet njëkohësisht në vendet ku Italia ka përfaqësi diplomatike, u mbajt në hapësirat e Autostrada Hangar në Prizren, duke mbledhur përfaqësues institucionalë, profesionistë dhe studentë të arkitekturës, dizajnit dhe artit bashkëkohor.
“Jam vërtet e nderuar të mirëpres Presidentin De Gondo si dëshmitarin tonë, puna dhe përvoja e të cilit me trashëgiminë e 'Olivetti-t' mishërojnë përsosmërisht vizionin ku dizajni bëhet një mjet për transformimin shoqëror dhe kulturor. Jemi krenarë që kemi sjellë sot këtu në Kosovë historinë e Olivetti-t, një ekselencë italiane gjithmonë pioniere dhe vizionare. Një histori që do të keni mundësinë ta eksploroni më tej gjatë vizitës në ekspozitën 'Olivetti al femminile', kushtuar rolit të figurave femërore në fushatat ikonike reklamuese të Olivetti-t.”, tha ajo.
Ndërkaq, Zëvendsëministrja e Kulturës dhe Turizmit në Kosovë, Nora Arapi Krasniqi, theksoi rëndësinë e lidhjes mes trashëgimisë dhe zhvillimit të ardhshëm kulturor, duke përmendur projekte konkrete në Kosovë që ilustrojnë këtë qasjeNë kuadër të aktivitetit përmes një prezantimi u paraqit edhe historia dhe filozofia e kompanisë italiane Olivetti, përmes presidentit të Archivio Storico Olivetti, Gaetano Adolfo Maria di Tondo, i cili solli një pasqyrë të zhvillimit të kësaj marke ikonike dhe qasjes së saj ndaj inovacionit të përqendruar tek njeriu.
“Fillimi është ky këtu, njeriu me mjekër të bardhë është Camillo Olivetti, që është themeluesi, dhe ata ishin të gjithë së bashku. Pas Camillos kemi Adrianon. Adriano Olivetti është ai që i dha shtysën e madhe kompanisë dhe vlerave të saj. … Olivetti në të kaluarën ishte një kompani e pranishme në 28 shtete me më shumë se 150,000 njerëz. Kështu që Olivetti në ditët e sotme është më i njohur, për shembull, në Amerikën Jugore, në Japoni, sesa në Itali”, u shpreh ai
Imazhi i statutit të kompanisë Olivetti sipas presidentit është “Olivetti ekziston për të lidhur qenien njerëzore me inovacionin teknologjik.
Ndërkohë, dekanja e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, Flaka Xerxa Beqiri, theksoi se procesi i ridizajnimit nuk mund të konceptohet pa një lidhje të fortë mes njerëzve, ideve dhe besimit, duke e parë këtë si thelb të transformimit të qëndrueshëm shoqëror.
“Katër shtyllat e rëndësishme që mbase e bëjnë procesin e ridizajnimit mjaft fundamental, është gjithashtu një marrëdhënie shumë e fortë që duhet ta theksojmë. Ne nuk mund t’i mendojmë hapësirat që do të projektohen pa njerëzit; ne nuk mund ta projektojmë këtë si dizajnerë, ashtu siç nuk mundemi, natyrisht, ta shohim transformimin e objekteve pa një qëllim të duhur. Dhe natyrisht është shumë e rëndësishme të kemi parasysh se idetë nuk mund të evoluojnë pa dialog, pa dialog të duhur, dhe ajo që është më e rëndësishmja përseri duke u kthyer te ideja e marrëdhënieve dhe kjo fuqi e padukshme që kanë marrëdhëniet natyrisht marrëdhëniet nuk mund të ndërtohen pa besim. Dhe në këtë drejtim, mendoj se si dizajnerë dhe si institucione ne duhet të luajmë një rol vendimtar për të lënë një trashëgimi të mirë për përdoruesit e ardhshëm të komunitetit”, tha ajo.
Ndërkaq, organizatorët vendor, Leutrim Fishekqiu dhe Vatra Abrashi nga Autostrada Biennale, vlerësuan se ngjarja përputhet natyrshëm me misionin transformues të hapësirave në Prizren, duke e rikthyer ish-kampin ushtarak në një qendër të gjallë kulturore.
“Po ashtu, kemi ndryshuar të gjithë strukturën, sepse kjo ishte shumë e nevojshme për Prizrenin, për qytetin tonë dhe për komunitetin në fushën e kulturës, veçanërisht në artin bashkëkohor. Jemi shumë të lumtur që mirëpresim shumë ngjarje në Autostrada Hangar, në hapësirat tona, dhe kjo është një nga ngjarjet më unike që i përshtatet vërtet temës së të gjithë ditës së dizajnit, Ditës Italiane të Dizajnit”, tha ai.
“40% e materialeve janë ricikluar për të krijuar të gjithë infrastrukturën dhe strukturën e Hangari 1 dhe Hangari 2, por jo vetëm hapësirat, por edhe objektet. Është vepra e Tamara Kvesitadze, e cila ishte pjesë e edicionit tonë të pestë të Bienales Autostrada, ku patëm një instalacion masiv në një nga hangarët ku 11,000 shishe vere ishin të shpërndara, duke krijuar formën e ujit, i cili është shumë i rëndësishëm për qytetin tonë. I gjithë transformimi u ridizajnua dhe u prodhua nga ekipi ynë. Jemi shumë të lumtur që nga rreth 1,000 shishe kemi krijuar objekte”, tha ajo