Qytetarët në protestën e 41-të, ripërsërisin pesë kërkesat kryesore
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Qytetarët në protestën e 41-të, ripërsërisin pesë kërkesat kryesore
Protestaaaa
10/07/2026 - 22:07
Linku u kopjua

Qytetarë zhvilluan sot protestën e 41-të në Tiranë, kundër investimit në Zvërnec dhe duke parashtruar kërkesa të tjera nga nismëtarët.

Protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime nga pjesëmarrës të ndryshëm.

Një i moshuar në protestën e sotme gjithashtu ka qenë kritik ndaj Presidentit të Republikës, duke thënë se është president vetëm në letra.

Ndërsa një qytetar në fjalën e tij deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk shqetësohet për bujqit, fermerët apo personat me aftësi të kufizuara të cilët nuk sigurojnë dot jetesën.

Me pankarta në duar, ata kërkuan gjithashtu largimin e kastës së vjetër politike, ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Gjatë protestës u përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për ndryshimin e klasës politike. Ndërsa pjesëmarrësit shprehën qëndrimet e tyre lidhur me zhvillimet politike dhe sociale në vend, raporton ATSH.

Protesta e sotme është pjesë e një serie tubimesh të zhvilluara për 41 ditë me radhë në kryeqytet.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026