Maqedonci: FSK-ja mbetet institucioni më i besueshëm në Kosovë me 87.4 për qind të besimit qytetar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Maqedonci: FSK-ja mbetet institucioni më i besueshëm në Kosovë me 87.4 për qind të besimit qytetar
FSK
Foto Ilustruese
26/06/2026 - 15:04
Linku u kopjua

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pasi rezultatet e Anketës Rajonale WeBalkans 2026 e renditën Forcën e Sigurisë së Kosovës si institucionin më të besueshëm në vend.

Sipas anketës, FSK-ja gëzon besimin e 87.4 për qind të qytetarëve, duke mbajtur edhe këtë vit pozitën e institucionit më të besueshëm në Republikën e Kosovës.

Maqedonci tha se ky rezultat është një vlerësim për punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së, ndërsa falënderoi qytetarët për besimin e treguar, transmeton KosovaPress.

"Ky besim është dëshmia më e fuqishme se investimet e vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, profesionalizmin e personelit dhe ndërtimin e një force moderne po japin rezultatet e tyre", thuhet në reagim.

Ai vlerësoi se suksesi është meritë e çdo ushtaraku, nënoficeri, oficeri dhe pjesëtari të personelit civil të FSK-së, duke veçuar edhe rolin e komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe të Shtabit të Përgjithshëm për udhëheqjen profesionale të forcës.

Maqedonci theksoi se Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë të mbështesë transformimin dhe modernizimin e FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s dhe objektivat strategjike të Kosovës.

Sipas tij, besimi i qytetarëve është njëkohësisht nder dhe përgjegjësi, duke shtuar se institucionet e mbrojtjes do të vazhdojnë të punojnë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e gatishmërisë operacionale dhe avancimin e bashkëpunimit me aleatët.

"Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për një Kosovë më të sigurt, më të mbrojtur dhe gjithnjë e më të gatshme për të përmbushur misionin e saj dhe aspiratën strategjike për anëtarësim në NATO", përfundon reagimi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026