Sontë në ora 20:00 zbulohen emrat e parë të shumë prej artistëve të mëdhenj botëror që do të jenë pjesë e edicionit të ri të Sunny Hill Festival Prishtinë, 2026 – Sunny Hill Festival 2026, festivali më i madh në Kosovë dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme të rajonit, sonte në ora 20:00 nis zyrtarisht fazën e zbulimit të artistëve për edicionin e këtij viti.
Në këtë moment të shumëpritur, festivali do të publikojë headliner-in e parë, duke shënuar fillimin e prezantimit gradual të lineup-it për Sunny Hill Festival 2026.
të festivalit përpara shpalljes së artistëve. Me këtë, Sunny Hill hyn në një nga periudhat më të rëndësishme të vitit, ku vëmendja e publikut dhe mediave vendore e të huaja përqendrohet tek emrat që do të jenë në edicionin e radhës.
Pas një edicioni shumë të suksesshëm në vitin 2025, i cili mblodhi pjesëmarrës nga mbi 60 vende të botës dhe konfirmoi edhe një herë rolin e Prishtinës si një destinacion I rëndësishëm veror për muzikën dhe kulturën, Sunny Hill Festival hyn në vitin 2026 me një edicion edhe më të madh.Fansat dhe publiku mund ta ndjekin zbulimin e headliner-it të parë sonte në ora 20:00 në kanalet zyrtare të Sunny Hill Festival.
Për më shumë, vizitoni https://www.instagram.com/sunnyhillfestival/