Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze për Kosovën gjatë një interviste të dhënë për një media serbe.
Ministrja në qeverinë e Vuçiqit, tha se, po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën gjatë luftës’.
Për këtë dekalratë, ka reaguar ashpër, djali i veprimtarit Ukshin Hotit, Andin Hoti.
Ministri në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Andin Hoti, ka reaguar duke e krahasuar atë me ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, dhe duke thënë se çdo tentativë për spastrim etnik në Kosovë do të kishte të njëjtin përfundim.Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti.
Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më 17 qershor të vitit 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.
Ai ka theksuar se përgjigjja e popullit të Kosovës, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e botës demokratike është e njohur.
Sipas tij, kushdo që bën thirrje për spastrim etnik nuk përbën vetëm kërcënim për Kosovën, por dëshmon se Serbia ende nuk është shkëputur nga, siç e quan ai, "ideologjia gjenocidale e Millosheviqit" dhe nga politika që solli luftëra, masakra dhe "turp historik".
Will the EU and certain EU countries, so quick to pontificate on even the most trivial matters in Kosovo, have anything to say on this? https://t.co/JyffOag1Iu
— Admirim (@admirim) July 13, 2026
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, më 15 shtator 2022 pati reaguar ndaj deklaratave të deputetes së Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, Snezhana Paunoviq, e cila kishte kërkuar arrestimin e tij sepse një ditë më parë, gjatë fjalimit rreth Kosovës, kishte theksuar domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës me ambicie realiste.