Ja si do jetë moti javën e ardhshme (11-15 maj 2026)
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Ja si do jetë moti javën e ardhshme (11-15 maj 2026)
mot-me-diell-dhe-vranesira1234
10/05/2026 - 16:10
Linku u kopjua

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës njoftoi se java e ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, ku do të alternohen periudhat me diell dhe vranësira. Reshje lokale shiu me intensitet të dobët deri mesatar priten kryesisht të martën, të mërkurën dhe vende-vende të premten, ndërsa në disa zona reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime elektrike. Temperaturat do të pësojnë rënie graduale në mesjavë, sidomos temperaturat minimale, të cilat në disa vise mund të zbresin deri në 3°C. Temperaturat maksimale gjatë javës do të lëvizin kryesisht ndërmjet 15 dhe 23°C. Do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga jugperëndimi në fillimjavë, ndërsa nga mesi i javës do të dominojnë erërat nga verilindja dhe veriperëndimi.

Kushtet agrometeorologjike në përgjithësi paraqiten të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore, sidomos për perimet pranverore, drithërat dhe pemëtarinë. Reshjet e herëpashershme do të ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë në tokë, megjithatë temperaturat më të ulëta gjatë orëve të mëngjesit në mesjavë mund të shkaktojnë stres te kulturat më të ndjeshme në viset e ulëta dhe lugina. Fermerëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë trajtimeve me preparate mbrojtëse, duke i realizuar ato në intervalet pa reshje dhe me erëra të dobëta.

Sa i përket cilësisë së ajrit, ajo pritet të mbetet kryesisht e mirë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit, falë qarkullimit të masave ajrore dhe erërave të lehta që do të ndikojnë në shpërndarjen e ndotësve atmosferikë. Në zonat urbane mund të ketë rritje të lehtë të koncentrimit të ndotësve gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes, por pa ndikime të theksuara në shëndetin e qytetarëve.

E hënë

Mot me diell dhe vranësir të shpërndara.

Temperaturat minimale: 7-11°C

Temperaturat maksimale:  19-23°C

Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-4m/s

E martë

Mot i ndryshueshëm, interva;le me diell dhe vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime elektrike.

       Temperaturat minimale: 6-9°C  

Temperaturat maksimale: 17-20°C

Era: nga  jugperendimi me shpejtësi 1-9m/s

E mërkurë

Moti  me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranësirat vende-vende mund të shoqerohen me riga shiu.

Temperaturat minimale: 4-6°C

Temperaturat maksimale: 15-18°C

Era: kryesisht nga verilindja  me shpejtësi 1-6m/s.

E enjte

Mot me diell dhe dhe pjesërisht i vranët

Temperaturat minimale: 3-5°C

Temperaturat maksimale: 15-18°C

Era: nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

E premte

Mot i vranët dhe me intervale mediell diell . Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat mimale: 5-7 °C

Tmperaturat maksimale: 17-20°C

Era:  nga drejtimi i veriperendimi me shpejtësi 1-6m/s.  


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026