E diela ishte ditë e rëndë për Kosovën, vdiqën 4 persona
1-First
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
E diela ishte ditë e rëndë për Kosovën, vdiqën 4 persona
Katër persona kanë humbur jetën të dielën në Kosovë, në raste të ndryshme.
Njëri nga ta vdiq si pasojë e një vrasje me thikë, dy për shkak të aksidenteve në trafik ndërsa i katërti si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Rasti më i rëndë u raportua në Prizren, ku një person mbeti i vrarë pas një përleshjeje. Sipas Policisë, viktima dyshohet se është goditur me mjet të mprehtë (thikë) dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Një person tjetër ka mbetur i lënduar në këtë ngjarje. Lidhur me këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar, dy burra dhe një grua.
Një rast tjetër i vdekjes është raportuar në Aeroportin “Adem Jashari”. Policia ka njoftuar se një personi i ishin shfaqur probleme shëndetësore dhe ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku më pas ka ndërruar jetë. Ai, siç raportohet, po vinte nga Zvicra në Kosovë, me avion.
Rasti i tretë është ai në autostradën “Ibrahim Rugova” ku ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Policia njofton se drejtuesi i automjetit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën, duke shkaktuar aksidentin ku humbi jetën një pasagjere ndërsa vetë shoferi ka pësuar lëndime dhe po trajtohet në QKUK.
Po ashtu, në Gjilan është raportuar vdekja e një personi që po trajtohej nga lëndimet e marra në një aksident trafiku të ndodhur më 2 maj të këtij viti. /KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.