Gërvalla për opozitën: Koha të ulemi e të diskutojmë, të hiqet dorë nga mentaliteti bllokues
1-First
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gërvalla për opozitën: Koha të ulemi e të diskutojmë, të hiqet dorë nga mentaliteti bllokues
19/06/2026 - 11:43
Linku u kopjua
Kryetarja e partis ë “GUXO”, Donika Gërvalla, ka thënë se është koha që të ulen me partitë opozitare që të diskutojnë seriozisht koalicionet dhe sipas saj, të hiqet dorë nga mentaliteti bllokues.
&feature=youtu.be
Gërvalla tha se qytetari e ka thënë fjalën e vet për herë të tretë, teksa u shpreh se po do që të besojë se kjo ishte hera e fundit që vendi shkon në zgjedhje të panevojshme.
“Është koha me u ulë dhe të diskutohet seriozisht dhe të hiqet dorë nga mentaliteti bllokues. Qytetari e ka thënë fjalën e vet për herë të tretë, e ka thënë fjalën e vet qartë. Fituesi i këtyre zgjedhjeve po shihet, po presim rezultatet zyrtare, po presim certifikimin e tyre dhe po dua të besoj që ishte hera e fundit që shkojmë në zgjedhje të panevojshme dhe joracionale e jo të kuptueshme për qytetarët. Se cilët do të jenë hapat që do të ndjekim, atë do të ulemi së pari brenda koalicionit t’i diskutojmë dhe pastaj do të ulemi të diskutojmë edhe me partitë opozitare edhe do të jemi përsëri të përkushtuar dhe të angazhuar që të gjejmë mënyra për ta çarë bllokadën e krijuar”, u shpreh Gërvalla, raporton KosovaPress.