Bardiqi: Mesazhi “karate” ishte sarkazëm, kërkon falje publike
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Bardiqi: Mesazhi “karate” ishte sarkazëm, kërkon falje publike
fgdf
28/04/2026 - 12:12
Linku u kopjua

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Naim Bardiqi edhe sot ka tentuar ta sqarojë mesazhin e tij “Po e zgjedhim “karate”, pastaj të shohim çfarë thotë Kushtetuesja”, duke thënë se ka qenë sarkazëm mes miqsh.

Fotografimin e mesazheve të tij ai e quan cenim të privatësisë.

Në seancën e mbajtur në mbrëmje të së hënës, Bardiqi shihet duke dërguar një mesazh për çështjen e presidentit.

Bardiqi kërkoi falje për fjalët e tij të përdorura në mesazh.

“Ky është një komunikim me sarkazëm mes miqsh dhe nuk ka të bëjë me asgjë tjetër. Konsideroj që është edhe cenim i privatësisë, ai vend është vend i punës për deputetin, prandaj mesazhet në privat nuk e konsideroj se janë për publikun. Prej këtu kërkoj falje nëse ka pasur ndonjë rrezon çoftë për LVV për qytetarët dhe votuesit. E keni parë që është në thonjëza si një fjalë me sarkazëm e përdorur që nënkupton se edhe në mungesë të opozitës deputetët e mazhorancës do të bëjnë votimin sipas rregullave dhe procedurave”, tha Bardiqi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026