Kryeqyteti i Shqipërisë renditet ndër destinacionet urbane më ekonomike në Evropë. Por çfarë ofron Tirana për vizitorët?, shkruan media britanike “Daily Mail”.
Kur një arkeolog në portin shqiptar të Durrësit vuri re se një pemë fiku ishte rrëzuar në një gropë pranë mureve të qytetit, ai nuk e kishte kuptuar fillimisht se çfarë zbulimi të rëndësishëm kishte bërë.
Ishte viti 1966 dhe, pas një nisme të gjerë arkeologjike, Durrësi zbuloi një arenë të lashtë rreth 20 metra të lartë, duke i shtuar qytetit një tjetër dëshmi të rëndësisë së tij historike.
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, dhe Durrësi, qyteti port rreth 40 kilometra në perëndim të saj, janë vende ku historia, kultura dhe zbulimet e papritura ndërthuren vazhdimisht, përcjell KosovaPress.Tirana është renditur së fundmi, si qyteti i tretë më i lirë në Evropë, sipas Barometrit të Kostove të Qyteteve të kompanisë britanike të shërbimeve postare dhe financiare “Post Office”, për vitin 2026.
Vizita në amfiteatrin e Durrësit kushton vetëm 2,30 paund.
Ndërsa një vakt me tre pjata dhe verë, në një restorant të nivelit të lartë me kuzhinë tradicionale shqiptare kushton rreth 25 paund.
Për këtë arsye, shumë ekspertë e konsiderojnë Tiranën një nga destinacionet më të leverdishme për një pushim urban në Evropë.
Analistët e kompanisë së kartave të kreditit “Zable” e kanë vlerësuar gjithashtu Tiranën për raportin e lartë mes përvojës së ofruar dhe kostos, duke e renditur përpara qyteteve si Plovdivi në Bullgari dhe Talini në Estoni në një studim mbi destinacionet që ofrojnë “më shumë vlerë për paratë e shpenzuara”.
Durrësi, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë, është një zgjedhje e shkëlqyer për një udhëtim njëditor.
Një biletë autobusi vajtje-ardhje kushton vetëm 2,70 paund.
Përgjatë bregdetit ndodhet një park i zbukuruar me statuja gladiatorësh, peshkatarësh të lashtë, por edhe figura të artistëve të famshëm ndërkombëtarë si John Lennon, Tina Turner, Bob Dylan dhe Mick Jagger.
Këto vepra janë një element veçantë i qytetit.Statujat u vendosën si simbol i hapjes kulturore pas rënies së komunizmit, një periudhë që përfundoi vetëm rreth 35 vite më parë, me shembjen e regjimit të izoluar të udhëhequr nga Enver Hoxha.
Vizita vazhdon me Kullën Veneciane, ku një picë kushton rreth 4,50 paund dhe një birrë Korça rreth 2,70 paund.
Aty dokumentohen historitë e mijëra viktimave, përndjekjet politike, përgjimet masive dhe kontrolli i rreptë mbi jetën private të qytetarëve.
Një prej tyre ndodhet pranë Sheshit Skënderbej dhe sot njihet si Bunk’Art 2.
Brenda këtij kompleksi, dhomat e izoluara dhe ekspozitat tregojnë historinë e represionit komunist, ndërsa elementët e artit modern, krijojnë një kontrast me atmosferën e rëndë të së kaluarës.
Vizitorët mund të shohin edhe ambientet personale të Hoxhës, përfshirë dhomën e gjumit dhe zyrën e tij me panele druri, ku ruhet edhe një fotografi e Josif Stalinit.
Pranë këtij kompleksi ndodhet teleferiku që të çon në malin e Dajtit, rreth 900 metra mbi nivelin e detit.
Ajo që e bën Tiranën të veçantë është atmosfera e saj sociale: një qytet i gjallë, i hapur dhe i çlirët, ku ende ndihet kontrasti mes energjisë së sotme dhe së kaluarës së vështirë komuniste.
Edhe skena gastronomike është një nga pikat e forta të kryeqytetit.Banorët e Tiranës flasin me dashuri për qytetin e tyre.
Dhe vizitorët shpesh arrijnë në të njëjtin përfundim: Tirana është një qytet plot energji, surpriza dhe kontraste.