Këso numërimi, bëhet edhe në gjuhë, të tjera brenda regjisë së Radiotelevizionit të Kosovës.
Shqiptarë, serbë, boshnjakë, goranë, turq, romë, ashkali e egjiptianë punojnë në shtatë redaksi në transmetuesin publik që është institucioni shembullor i bashkëjetesës dhe bashkëpunimit në mes komuniteteve.
Si shembull i përmendet rastet e shpeshta kur në terren shoqërohet me kameraman e vozitës shqiptar.
Ai thekson se gjatë gjithë kësaj kohe nuk është hasur në asnjë telash brenda kolektivit.
“RTK është një shembull i mirë se si duhet të bashkëpunohet përmes komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë. Është një shembull praktikë se si punojmë në praktikë gjatë gjithë ditës shembull materialet si i këmbejmë mes vete. Zakonisht ngjarjet që ndodhin...shkojmë në terren gazetarët ne të komunitetit shqiptar e sjellim e vendosim në sistem mandej të gjithë materialin që e kemi marr në terren e përdorin komunitetin brenda redaksisë për lajmet dhe nevojat e tyre. Është një bashkëpunim shumë i mirë, shumë korrekt dhe deri më tani për 12 vite sa jam këtu nuk ka pas ndonjë problematik”, theksoi Shatrolli.
Për Haris Alian, gazetarin nga redaksia boshnjake, RTK është pasqyrim i Kosovës së vërtetë. Kjo, edhe për faktin se bashkëpunimi mes kolegëve nuk kufizohet vetëm në punë, por vazhdon edhe jashtë saj.
E që nga themelimi, RTK e ka edhe redaksinë në gjuhën turke, e cila u shërben qytetarëve turq në Kosovë duke ofruar program në gjuhën e tyre amtare.
Para tre viteve kësaj redaksie iu bashkua gazetari, Ensar Ismail i cili ushtrimin e profesionit e nisi në radio. Por, menjëherë ishte ambientuar me mjedisin shumë-etnik të punës.
Sekreti i bashkëpunimit të mirëfilltë dhe të ndërsjellë sipas redaktores së programit të komuniteteve, Rabisha Muhaxhiri është tek kultura e punës, ndërsa shumëgjuhësia për këtë medium konsiderohet krenari.
Sipas saj brenda RTK-së ekziston një bashkëjetesë e vërtetë mediatike mes redaksive, ku bashkëpunimi i përditshëm ndërmjet komuniteteve dhe gjuhëve të ndryshme është shumë i fortë.
“Realisht është një bashkëjetesë e vërtetë në aspektin mediatik, edhe pse shumica prej tyre tani punojnë më shumë se 20 vjet dhe thirremi edhe në gazmend e dasma e ngjarje të ndryshme të jetës së përditshme. Punohet në një dhomë të lajmeve, e keni parë atë moment, dhe aty gjithmonë është këndshëm të të hyhet, edhe kur e ke ndonjë mesazh, ndoshta pak urdhërues, sepse gjithmonë përveç diverzitetit gjuhësor, ka edhe diverzitet të identiteteve, të kulturës, traditave.... Bajrame e festa të ndryshme sjellin nga shtëpitë urimet, ndonjë ëmbëlsirë. Gjithmonë po flas për këtë çështjen jashtë programit. Në program është bashkëpunimi definitivsht i shkëlqyeshëm dhe kjo ndikon shumë në punën e përditshme të redaksive. Por, një plus i madh dhe një falënderim i madh gjithmonë është ndaj mazhorancës, këtë herë kuptohet ndaj redaksisë, redaksive të shumta në gjuhën shqipe, të cilët i kanë mirëpritur komunitetet dhe kanë pasur mjaftueshëm edhe interes, edhe e kanë luajtur nikoqirin e mirë dhe janë pritur mirë, përkundër që ndoshta dikush nuk e ka ditur mjaft mirë gjuhën shqipe”, u shpreh ajo.
Radio Televizioni i Kosovës u themelua në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe vendosjes së UNMIK-ut, administratës ndërkombëtare nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.Kjo storie është realizuar nga Qendra për Inovacion dhe Zhvillim -CFID dhe Kosovapress, në kuadër të një projektit të përbashkët me UNMIK-un që synon ndërtimin e mirëbesimit në mes të komuniteteve në Kosovë.