Gjendje alarmante në Urën e Gjakut në Mitrovicë, banorët paralajmërojnë rrezik për kalimtarët
Tema
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjendje alarmante në Urën e Gjakut në Mitrovicë, banorët paralajmërojnë rrezik për kalimtarët
ura
26/04/2026 - 11:20
Linku u kopjua

Ura e Gjakut, e cila lidh lagjen “Vaganicë” me Stacionin e Autobusëve në Mitrovicë, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë infrastrukturore, duke paraqitur rrezik për qytetarët që e përdorin çdo ditë, raporton KosovaPress.

Banorët e kësaj zone kanë shprehur shqetësimin e tyre për KosovaPress, duke thënë se ura është lënë pas dore prej vitesh dhe se paraqet rrezik të veçantë për fëmijët.

Edhe Avdyl Mehmeti shprehet se gjendja është e rrezikshme për kalimtarët.

Një banor tjetër, që nuk dëshiroi të identifikohet, thotë se ura ka nevojë për renovim të plotë.

Një tjetër qytetar shton se problemi është i zgjatur dhe i paadresuar.

KosovaPress ka kontaktuar edhe Komunën e Mitrovicës për këtë çështje, për të parë nëse do të ketë ndërhyrje për sanimin e urës.

Drejtori i Infrastrukturës, Naser Muja, ka deklaruar se kjo urë nuk është nën kompetencë të komunës.

“Ju njoftojmë se Komuna e Mitrovicës nuk është kompetente për trajtimin e urave në këtë segment, pasi përgjegjësia bie nën Ministrinë e Infrastrukturës. Megjithatë, këtë çështje e kemi adresuar edhe më herët tek institucionet përkatëse dhe do ta riadresojmë sërish, me qëllim që të ndërmerren veprime sa më të shpejta”, thuhet në përgjigje me shkrim.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për sanimin e urës, për të shmangur rrezikun që, sipas tyre, po rritet çdo ditë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026