Flamuri shqiptar në paradën e Festës Kombëtare të Francës, Rama: Krenar për Shqipërinë
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Flamuri shqiptar në paradën e Festës Kombëtare të Francës, Rama: Krenar për Shqipërinë
Parakalimi i forcave shqiptare ne Paris
14/07/2026 - 13:55
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa pamje nga ceremonia zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës, ku po merr pjesë personalisht.

Në pamjet e publikuara në Facebook nga Parada e Madhe e 14 korrikut në Champs-Elysees, Paris, shihet edhe parakalimi i Forcave shqiptare të Armatosura me flamurin kuqezi.

“Krenar për Shqipërinë”, u shpreh Rama, sipër videos, transmeton KosovaPress.

Ditën e djeshme, kryeministri Rama mori pjesë në punimet e samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Ëilling) në Paris, me ftesë të presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.

Takimi mblodhi në Paris krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.

Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë samit riafirmoi angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e palëkundur të vendit tonë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026