Në Qendrën Memoriale Potoçari në Srebrenicë, në 31-vjetorin e gjenocidit janë varrosur mbetjet mortore të dhjetë viktimave.
Ceremonia e varrimit kolektiv u udhëhoq nga kreu i Bashkësisë Islame të Bosnje e Hercegovinës, Husein Kavazoviq.
Përfaqësuesit e autoriteteve lokale dhe shoqatave të familjarëve të viktimave po ashtu folën në ceremoninë përkujtimore, duke paralajmëruar se gjenocidi paraqet një përpjekje për të fshirë faktet juridikisht të vërtetuara.
Nënkryetarja e Shoqatës së Lëvizjes së Nënave të Enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës, Kada Hotiq, tha se familjet kanë kërkuar për tri dekada të vërtetën dhe mbetjet mortore të më të dashurve të tyre.Viktima më e moshuar ishte Ramo Dautoviq, i lindur në vitin 1939, i cili u zhduk në zonën e Zvornikut.
Mbetjet e tyre mortore u gjetën vite pas luftës në varreza masive.
Anëtari i Presidencës boshnjake, Denis Beqiroviq, tha se ngjarjet në Srebrenicë ishin të planifikuara në detaje.
Ai shtoi se “gjenocidi nuk do të kishte qenë i mundur pa Serbinë fqinje, të udhëhequr në atë kohë nga Sllobodan Millosheviqi”.
“Serbia dhe regjimi i saj i atëhershëm u shpallën përgjegjës, sepse mund ta kishin parandaluar gjenocidin, por nuk e bënë. Gjenocidi kundër boshnjakëve ndodhi para syve të mbarë botës. Po e them se, nëse nuk e ruajmë të vërtetën për të kaluarën tonë, nuk do të kemi as të tashme e as të ardhme”, tha ndër të tjera Beqiroviq.
Gruaja e tij konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se kjo ngjarje është anuluar. Ngjarja ishte organizuar nga OJQ, fondacione, artistë, të cilët synojnë ruajtjen e kujtesës për viktimat e gjenocidit.
Në vendin ku do të duhej të mbahej ngjarja, tashmë e anuluar, në Beograd u shfaqën mesazhe për Ratko Mlladiqin.
“Edhe unë po e bëj këtë. Gjithmonë do ta bëj. Për dallim nga të tjerët, ne tregojmë respekt dhe gjithmonë përkulemi para viktimave, e kemi obligim, sepse kështu tregojmë se jemi njerëz”, tha ai.
Në Kosovë po ashtu janë përkujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. Ceremonia u organizua nga ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilija Rexhepi, e cila porosit se gjenocidi nuk mund të relativizohet e as harrohet.Në Potoçari të Bosnjës morën delegacione nga Bosnja dhe nga jashtë vendit, si dhe mijëra pjesëmarrës të Marshit të Paqes, të cilët për tri ditë ecën përgjatë rrugës nëpër të cilën të mbijetuarit u përpoqën të arratiseshin nga Srebrenica e rrethuar.
Më 9 korrik, në Nju Jork u mbajt një ceremoni përkujtimore në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Pas Sarajevës, kamioni vazhdoi rrugën drejt Srebrenicës, ku ishte planifikuar të ndalej para Xhamisë së Qytetit, për të vazhduar më pas drejt Potoçarit.
Në gjenocidin në Srebrenicë, forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995. Më 11 korrik, eshtrat e gjetura të dhjetë viktimave do të prehen në Qendrën Memoriale në Potoçari, ku do të mbahet edhe ceremonia kolektive e varrimit.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2007 nxori një aktgjykim, në të cilin konstatoi se në korrik të vitit 1995, në Srebrenicë, e cila atëherë ishte zonë e mbrojtur e OKB-së, Ushtria e Republikës Sërpska kreu gjenocid.
Para gjykatave të ndryshme, deri më tani më shumë se 50 persona janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë.
Me burgim të përjetshëm janë dënuar, ndër të tjerë, ish-presidenti i Republikës Srpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i ushtrisë së këtij entiteti, Ratko Mlladiq.