Shtëpia është vendi ku krijohen kujtimet më të vlefshme. Aty ndodhin hapat e parë të fëmijëve, tubimet familjare, momentet e të qeshurave dhe gëzimit të përbashkët, por edhe ato çaste të qeta që na mbushin shpirtin. Gjithçka që e bën një shtëpi të veçantë ndodh brenda katër mureve, ndërsa mbi të gjitha qëndron çatia, jo vetëm si një element ndërtimor, por si një roje e heshtur e gjithçkaje që e duam dhe e kemi më të shtrenjtë.
Tondach përfaqëson pikërisht këtë siguri. Me garanci 33-vjeçare, Tondach nuk është vetëm një tjegull që mbron nga kushtet e pafavorshme atmosferike dhe ndryshimet klimatike, por është simbol i besueshmërisë dhe jetëgjatësisë. Kur e zgjidhni Tondach, zgjidhni qetësi, siguri dhe mbrojtje afatgjatë për gjithçka që ndodh brenda shtëpisë suaj.



Si pjesë e grupit Wienerberger, Tondach sjell cilësi të dëshmuar evropiane dhe besueshmëri të provuar ndër dekada. I prodhuar nga argjila natyrale dhe rezistent ndaj të gjitha kushteve atmosferike, nga dielli i fortë dhe shiu deri te bora dhe ngricat, Tondach siguron mbrojtje afatgjatë me mirëmbajtje minimale. Përpunimi i tij preciz dhe zgjedhja e gjerë e modeleve dhe ngjyrave mundësojnë përshtatje të përkryer me çdo stil arkitekturor, qoftë modern apo tradicional.
Përveç performancës së lartë teknike, Tondach ofron edhe zgjidhje të plota sistemore për çati, duke përfshirë pajisje dhe komponentë shtesë që garantojnë funksionalitet dhe siguri maksimale. Në këtë mënyrë, çatia juaj nuk është vetëm estetikisht e përsosur, por edhe teknikisht e besueshme.Për më shumë informata rreth produkteve Tondach, vizitoni faqen tonë të internetit https://www.wienerberger.al/ ose profilet tona në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.


Çatia juaj, siguria juaj. Tondach.