Një aksion për pastrimin e Liqenit të Badovcit dhe hapësirës përreth tij u zhvillua këtë të diele, në të cilin morën pjesë rreth 150 vullnetarë, por edhe punonjës institucionesh me mekanizëm përkatës.
KosovaPress, krahas raportit të mëhershëm për ecurinë e pastrimit, sjell edhe këtë pamje të veçantë të Liqenit të Badovcit, realizuar nga kameramani ynë Malësor Syla, pas aksionit për një mjedis të pastër me shpresën e të gjithë vullnetmirëve se kjo bukuri nuk do të shëmtohet më me mbeturina nga qytetarë të pandërgjegjshëm.