Vuçiq nxit narrativën e vjetër për Kosovën, mes deklaratave për fuqi ushtarake
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vuçiq nxit narrativën e vjetër për Kosovën, mes deklaratave për fuqi ushtarake
Beograd1234
22/03/2026 - 14:56
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka vazhduar edhe të shtunën narrativën destruktive të Serbisë karshi Kosovës, duke e cilësuar vendin tonë si pjesë të territorit serb dhe duke theksuar nevojën për forcim të mëtejmë ushtarak, pavarësisht deklarimeve për paqe dhe stabilitet. Madje,

Pretendimet territoriale ndaj Kosovës, Vuçiq i theksoi përmes retorikës që shoqërohet vazhdimisht me mobilizim emocional të opinionit publik, siç u pa edhe nga thirrjet e turmës gjatë fjalimit, “Kosova është zemra e Serbisë”.

Në një tubim të mbajtur të shtunën, Vuçiq deklaroi se Serbia është “më e fortë ushtarakisht se kurrë më parë”, ndërsa paralelisht u shpreh se synon ruajtjen e paqes dhe shmangien e konflikteve.  Duke përdorur një diskurs emocional, Vuçiq tha se nuk dëshiron që asnjë fëmijë të sakrifikohet në luftë, por njëkohësisht nënvizoi se një e ardhme e tillë kërkon forcë të vazhdueshme shtetërore, transmeton KosovaPress.

Vuçiq përsëriti sërish narrativën se gjoja aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci paraqet rrezik për Serbinë, ndonëse një gjë e tillë është theksuar disa herë se nuk ka qëllim të tillë. Ndonëse tha se përgjigjja e vendit të tij do të jetë “me qetësi dhe dinjitet”, retorika u shoqërua me mesazhe të forta simbolike për qëndrueshmërinë e shtetit serb.

Në fund, ai shprehu mbështetje për serbët që jetojnë në Kosovë, duke i cilësuar si ruajtës të “atdheut” në kohë të vështira, një tjetër element i diskursit të vazhdueshëm të Beogradit për rolin dhe statusin e komunitetit serb në Kosovë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026