Deçani fillon aktivitetet për nder të Epopesë së Dukagjinit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Deçani fillon aktivitetet për nder të Epopesë së Dukagjinit
Nga dje, Komuna e Deçanit ka filluar aktivitetet për nder të 24 Marsit, 28-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 27-vjetorit të ndërhyrjes së forcave të NATO-s.
Komuna ka organizuar një turne të boksit, një aktivitet sportiv që i dedikohet kujtimit dhe nderimit të luftës dhe sakrificës për liri.
Ky turne shënon hapjen e një serie aktivitetesh që do të zhvillohen gjatë javës për të kujtuar Epopenë e UÇK-së dhe kontributin e palodhshëm të dëshmorëve dhe martirëve të kombit.
Komuna uroi fituesit në turne për sukseset e arritura dhe shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kontribuan në organizimin dhe realizimin e këtij turneu.
Përpos turneut të boksit, aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme me një agjendë të pasur për nder të 24 Marsit:
23 mars
12:00- Ekspozitë nga nxënësitë e shkollave fillore të Komunës së Deçanit shoqëruar me program artistik
15:00- Ekspozitë kushtuar 24 marsit “Epopesë së Dukagjinit”,
19:00- Koncert klasik i organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka”
24 mars
11:00-12:00- Homazhe në Kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Glogjan
12:00-13:00- Manifestimi qendror i Epopesë së Dukagjinit
13:00- Program artistik
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.