Dita Ndërkombëtare e Ujit, ministrja Pacolli: Të vendosur të mbrojmë burimet e ujit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dita Ndërkombëtare e Ujit, ministrja Pacolli: Të vendosur të mbrojmë burimet e ujit
Ujmani1234
22/03/2026 - 17:42
Linku u kopjua

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli për Ditën Botërore të Ujit paraqiti , siç thotë, vizionin për mbrojtjne burimeve ujore.

“Master Plani Shtetëror

Do të fillojmë procedurat për hartimin e Master Planit Shtetëror. Ky do të jetë udhërrëfyesi ynë i panegociueshëm i shtetit tonë që do ta orientoj secilin investim e shfrytëzim të ujërave.

Ndalimin e degradimit të lumenjve

Do të ndalim urgjentisht degradimin e shtretërve dhe do të heqim barrierat artificiale ekzistuese.

Siguri dhe ujë të bollshëm

Do të vazhdojmë me ndërtimi e 5 digave dhe liqeneve artificiale për sigurimin e ujit të pijshëm dhe ndërtimi i impianteve të mëdha për trajtimin e ujërave të zeza. Do të vazhdojmë me projekte për përdorimin e ujit të shiut për shërbime sanitare dhe ujitje.

Do të vendosim Ligjshmëri dhe Rregull në Pronat Ujore

Do të hartojmë një plan të detajuar oër skanimin e gjendjes së pronës ujore, lirimin e pronave ujore të uzurpuara si dhe do të vendosim tarifim të arsyeshëm për shfrytëzimin e tyre. Do të bëjmë fuqizimi dhe zbatimi i dy ligjeve qenësore për menaxhimin dhe financimin e resurseve ujore (Ligji për Menaxhimin e Resurseve Ujore dhe Ligjin për Financimin e Resurseve Ujore).

 Zero tolerancë ndaj abuzuezve të ujërave

Ndalje e pakompromis e nxjerrjes ilegale të zhavorrit dhe detyrim i rreptë për hidrocentralet që të respektojnë prurjen ekologjike për mbrojtjen e faunës.

Të vendosur të mbrojmë burimet e ujit, pra jetën, të ardhmen dhe vetë shtetin tonë.

Atdhe tjetër nuk kemi!”, shkroi ministrja Pacolli.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026