Franca dhe Gjermania kërkojnë nga kryeministri Kurti angazhim në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë
1-First
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Franca dhe Gjermania kërkojnë nga kryeministri Kurti angazhim në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë
kurti1234
Foto Arkiv
22/03/2026 - 14:33
Linku u kopjua

Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelari  i Gjermanisë Friedrich Merz në letrat e tyre të urimit pas rizgjedhjes së Albin Kurtit në krye të Qeverisë të Kosovës shfaqën  përkrahjen ee tyre në këtë proces.

Drejtuesit e këtyre dy shteteve kërkuan nga kryeministri Albin Kurti angazhim në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Me rastin e rizgjedhjes suaj, ju përgëzoj përzemërsisht. Gëzohem që së bashku me ju të vazhdojmë të thellojmë marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore midis vendeve tona. Para jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Në këtë përfshihen edhe përparime të mëtejshme në dialogun e normalizimit me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ju siguroj se Kosova, në këto detyra, ka në Gjermani një partner të fortë dhe të besueshëm në krahun e saj”, thuhet veç të tjerash në letrën e kancelarit Merz.

Ndërsa, presidenti  Macron tha se Franca gjithashtu do të vazhdojë të qëndrojë krah Kosovës dhe do t’i mbështesë përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

 “Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit kanë përcaktuar drejtimin dhe u takon të dyja palëve të zbatojnë angazhimet e ndërmarra, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Ju e njihni përkushtimin tim ndaj objektivit të ribashkimit të kontinentit tonë: Franca është e bindur se vendi i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në rrugën e saj evropiane. Franca do të vazhdojë gjithashtu të mbështesë pa u lodhur përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat përbëjnë një dimension thelbësor të këtij procesi afrimi me Bashkimin Evropian”, thuhet në letrën e presidentit Macron.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026