Nga një vend i perceptuar për vite me radhë përmes rindërtimit pasluftës, Kosova po ndërton një identitet të ri ekonomik, të bazuar në investime, inovacion, teknologji, energji dhe kapital njerëzor. Ky është mesazhi kryesor i raportit special të publikuar nga USA Today, i cili e paraqet Kosovën si një nga tregjet me potencial në zhvillim në Evropën Juglindore.
Raporti “Kosovo: A Balkan Success Story”, i publikuar nga One World Media, thekson se Kosova po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve për shkak të kombinimit të tri faktorëve kryesorë: potencialit afatgjatë të rritjes, kostove konkurruese dhe fuqisë punëtore të adaptueshme, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas raportit, për shumë vite Kosova është parë kryesisht përmes historisë së pasluftës dhe rindërtimit, ndërsa sot perceptimi ndërkombëtar po ndryshon.
“Për vite me radhë, Kosova ekzistonte kryesisht jashtë bisedës kryesore për investimet evropiane, pasi audiencat ndërkombëtare historikisht e shihnin vendin përmes lenteve të rimëkëmbjes pasluftës dhe jo përmes mundësive ekonomike”, thuhet në raport.“Kosova është e nënpërfaqësuar, pavarësisht se është një ekonomi e vogël, por e fortë në mes të Evropës”, ka deklaruar Shpend Luzha, Drejtor Ekzekutiv i Bankës Ekonomike.
Bizneset kosovare drejt tregjeve të huaja
“Këto marrëveshje në mënyrë efektive e transformojnë Kosovën nga një treg vendas prej rreth 1.5 milionë njerëzish në një portë drejt një baze shumë më të madhe rajonale dhe ndërkombëtare”, citohet ajo në raport.
Një pjesë e veçantë e raportit i kushtohet Bankës Ekonomike, si banka e vetme plotësisht në pronësi vendore në Kosovë. Për 25 vite, banka ka qenë pjesë e zhvillimit ekonomik të vendit, duke mbështetur individët, bizneset e vogla, kompanitë e mëdha dhe diasporën.
Sipas Shpend Luzhës, sektori bankar i Kosovës është ndërtuar mbi stabilitet, kapitalizim të fortë dhe rregullim të kujdesshëm.
Energjia, një shtyllë e zhvillimit të Kosovës
Raporti i USA Today-it i kushton një hapësirë të rëndësishme sektorit energjetik, i cili për vite ka qenë një nga sfidat kryesore të Kosovës. Modernizimi i rrjetit elektrik ka sjellë ndryshime të mëdha. Sipas raportit, KEDS-i ka investuar mbi 340 milionë dollarë në përmirësimin e infrastrukturës së shpërndarjes së energjisë. Ai ka theksuar se Kosova po kalon drejt një faze të re të modernizimit.
Kosova po synon gjithashtu rritjen e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, përfshirë energjinë diellore, atë të erës dhe teknologjitë e ruajtjes së energjisë.
Talenti kosovar dhe teknologjia“Kosova duhet të shihet si një nga mundësitë e fshehura të Evropës.”
Shëndetësia dhe standardet e reja
Një nga shembujt kryesorë të këtij transformimi është Meditech, kompani e themeluar në vitin 1999, e cila nga një distributor farmaceutik është zhvilluar në një partner të besueshëm për kompani ndërkombëtare të industrisë farmaceutike. Raporti vlerëson se zhvillimi i Meditech-it është ndërtuar mbi bazën e standardeve të rrepta të cilësisë, auditimeve të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë dhe respektimit të kërkesave globale për sigurinë e barnave.
“Ne nuk po shpërndajmë vetëm barna, ne po sjellim standarde në tregun shëndetësor”, ka deklaruar Arianit Jakupi, CEO i Meditech-it.
Sipas Jakupit, roli i kompanive farmaceutike nuk kufizohet vetëm në furnizimin e tregut, por edhe në krijimin e një sistemi më të sigurt dhe më cilësor për pacientët. Raporti thekson se një nga prioritetet kryesore të Meditech-it është zgjerimi i qasjes së pacientëve në terapi që aktualisht nuk janë të disponueshme në Kosovë, përmes bashkëpunimeve me kompani të njohura globale.
Sipas tij, sjellja e terapive të reja në tregun kosovar përfaqëson një mundësi për të përmirësuar kujdesin ndaj pacientëve dhe për të afruar shërbimet shëndetësore me standardet evropiane. Raporti vlerëson se sektori i shëndetësisë në Kosovë ka potencial të konsiderueshëm për zgjerim, pasi kërkesa për shërbime cilësore, institucione moderne dhe teknologji të reja mjekësore vazhdon të rritet.
Shpenzimet shëndetësore në Kosovë mbeten ende nën mesataren evropiane, duke krijuar hapësirë për investime të reja në infrastrukturë, shërbime të specializuara, produkte farmaceutike dhe teknologji shëndetësore. Përfaqësuesit e sektorit theksojnë se sfida e ardhshme nuk është vetëm rritja e kapaciteteve, por garantimi i një niveli më të lartë të cilësisë dhe barazisë në kujdesin shëndetësor.
Sipas raportit, zhvillimi i sektorit shëndetësor është një tregues i rëndësishëm i transformimit ekonomik dhe institucional të Kosovës.
Kosova me potencial për investime të rejaDokumentin e plotë të raportit mund ta gjeni duke klikuar Kosovo_USATODAY_2026.