Ushtria synon Boko Haram-in, qëllon gabimisht tregun civil, vret 100 nigerianë
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ushtria synon Boko Haram-in, qëllon gabimisht tregun civil, vret 100 nigerianë
Nigeria Airstrike
13/04/2026 - 14:55
Linku u kopjua

Një sulm ajror i Forcave Ajrore të Nigerisë, që synonte rebelët xhihadistë, goditi gabimisht një treg lokal në verilindje të vendit, duke vrarë mbi 100 civilë, përfshirë fëmijë, dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Incidenti ndodhi në shtetin Yobe, pranë zonës së konfliktit në Borno, dhe u konfirmua si një goditje e gabuar nga autoritetet.

Ushtria pretendoi se kishte në shënjestër një bazë të Boko Haram, ndërsa tregu përdorej shpesh nga militantët e këtij grupi, për furnizime.

Amnesty International, që raportoi për këtë incident të rëndë, të dielen, por dhe burime tjera lokale, raportuan për viktima të shumta dhe kërkuan hetim të pavarur.

“I kemi fotografitë e tyre dhe përfshijnë edhe fëmijë,” tha Isa Sanusi, drejtor i Amnesty International në Nigeri, për Associated Press, duke iu referuar viktimave. “Jemi në kontakt me njerëzit që ndodhen atje, kemi folur me spitalin. Kemi folur me personin përgjegjës për viktimat dhe kemi folur me të plagosurit”, përcjellë KosovaPress.

AP shkruan se sulme të tilla të gabuara janë të shpeshta në Nigeri për shkak të mangësive në inteligjencë dhe koordinim ushtarak.

Megjithatë, organizatat për të drejtat e njeriut akuzojnë ushtrinë se shpesh i paraqet viktimat civile si terroristë. Nigeria vazhdon të përballet me një krizë të rëndë sigurie, sidomos në veri, ku veprojnë disa grupe të armatosura.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026