Zgjedhjet në Kosovë, Prokuoria: Pesë të ndaluar pas 17 rasteve të raportuara
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zgjedhjet në Kosovë, Prokuoria: Pesë të ndaluar pas 17 rasteve të raportuara
Mbi 100 prokurorë dhe personel të sistemit prokurorial kanë punuar dhe ende janë duke punuar me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
Sipas njoftimit, gjatë ditës së sotme Prokurori i Shtetit ka pranuar disa informata dhe pas verifikimit dhe trajtimit të tyre, deri në mbyllje të procesit të votimit, është konstatuar se vetëm shtatëmbëdhjetë prej tyre paraqesin elemente të kryerjes së veprave penale kundër të drejtave të votimit.
“Në Prishtinë kemi 4 raste, në Prizren kemi 6 raste, në Pejë 2 raste, në Ferizaj 3 raste dhe në Mitrovicë veri kemi 2 raste. Nga të gjitha këto raste kemi 5 persona të ndaluar dhe 12 persona të liruar në procedurë të rregullt”, thuhet nw njoftim.
Prokurorët e shtetit do të vazhdojnë të kujdestarojnë edhe gjatë numërimit të votave në vendvotime deri në dërgimin e tyre në qendrat komunale të numërimit.
Me këtë rast Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit falënderon qytetarët e Republikës së Kosovës, mediat dhe shoqërinë civile për bashkëpunimin e treguar me Prokurorin e Shtetit, me qëllim parandalimin dhe ndjekjen e suksesshme të veprave penale lidhur me këto zgjedhje.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.