Gjykata në Pejë shpall sot aktgjykimin për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gjykata në Pejë shpall sot aktgjykimin për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjykata Themelore në Pejë pritet të shpallë sot aktgjykimin në rastin e vrasjes së trefishtë që ndodhi në fshatin Gllogjan më 26 nëntor 2021, një nga rastet më të rënda kriminale në Kosovë në vitet e fundit.
Për këtë rast akuzohen Halil Mehmetaj, Kastriot Mehmetaj dhe Kreshnik Mehmetaj, të cilët përballen me akuzat për sulmin ndaj një autobusi, ku humbën jetën shoferi Gani Gjokaj dhe dy nxënësit 17-vjeçarë, Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj. Gjatë sulmit mbeti i plagosur edhe një pasagjer.
Në përfundim të procesit gjyqësor, Prokuroria ka kërkuar që tre të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen me burgim të përjetshëm, duke argumentuar se provat e paraqitura gjatë shqyrtimit gjyqësor dëshmojnë përgjegjësinë e tyre penale. Të njëjtin qëndrim e ka mbështetur edhe pala e dëmtuar, e cila ka kërkuar shqiptimin e dënimit maksimal.
Shpallja e aktgjykimit është caktuar të mbahet sot, duke filluar nga ora 14:30, në Gjykatën Themelore në Pejë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.