Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut foli për deklaratat e fundit të Ministres Snezhana Paunoviq dhe referencat e përsëritura ndaj tyre.
Kryeministri Macut bëri thirrje që kjo temë të mbyllet dhe që qytetarët të presin rezultate nga Qeveria, jo polemika.
“Pikëpamjet personale, qofshin ato pjesërisht të formuluara në mënyrë të ngathët apo të nxjerra jashtë kontekstit, dhe pavarësisht se kush i ka shprehur ato, nuk mund dhe nuk duhet të paraqiten si politikë zyrtare e Qeverisë. Politika jonë bazohet në ruajtjen e paqes, mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare, respektimin e së drejtës ndërkombëtare, dialogun dhe respektimin e plotë të të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve. Çdo përpjekje për të paraqitur një deklaratë individuale si shprehje të politikës shtetërore të Republikës së Serbisë është plotësisht e pabazuar - tha Macut për Juronujz.
Ai theksoi se është e nevojshme të qetësohet e gjithë situata dhe t'i qasemi gjithçkaje me maturi dhe me gjykim të shëndoshë.Profesori Daniel Serwer nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington, ka dhënë komentet e tij rreth deklaratës skandaloze të ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila para disa ditësh tha se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.
“E dini, nëse Vuçiqi do të kishte qoftë edhe një qelizë të vetme në trupin e tij që nuk pajtohet me këtë, ai do ta largonte menjëherë atë. Është një deklaratë aq e dënueshme, saqë është vështirë të përshkruhet. Nuk mund ta imagjinoja kurrë një gjë të tillë’’, tha Serwer për Televizionin N1 të Beogradit.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla dorëzoi ditw mw parw kallëzim penal ndaj ministres në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq.
Ministri në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Andin Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së Paunoviq duke e krahasuar atë me ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, dhe duke thënë se çdo tentativë për spastrim etnik në Kosovë do të kishte të njëjtin përfundim.
Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti.
Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më 17 qershor të vitit 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.