Nuk zgjidhet presidenti, Kosova shkon në zgjedhje
1-First
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nuk zgjidhet presidenti, Kosova shkon në zgjedhje
Kuvendi1234
29/04/2026 - 00:00
Linku u kopjua

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se legjislatura e dhjetë shpërndahet automatikisht dhe se zgjedhjet do të shpallen brenda afatit kushtetues.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë presidentin e vendit. Pas përfundimit të afatit kushtetues, Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja, më së largu deri më 7 qershor.

Në seancën e jashtëzakonshme për presidentin nuk morën pjesë partitë e opozitës, derisa për ta zgjedhur presidentin duhet të ishin votat e dy të tretave të deputetëve në kutitë e votimit në dy raundet e para.

Në vazhdimin e seancës para mesnatës nuk u zhvillua fare procesi i votimit për dy kandidatet për presidente, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se legjislatura e dhjetë shpërndahet automatikisht dhe se zgjedhjet do të shpallen brenda afatit kushtetues.

“Kjo seancë shënon fundin e këtij procesi dhe fundin e kësaj legjislature fatkeqësisht. Sipas aktgjykimit të gjykatës kushtetuese Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe zgjedhjet do të shpallen brenda afatit kushtetues”, tha kryeparlamentarja Haxhiu.

Ndërkaq, deri pak para përfundimit të afatit kushtetues mbajti fjalim kryeministri Albin Kurti. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026