Kurti-opozitës: Ejani në Kuvend dhe ofroni zgjidhje
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti-opozitës: Ejani në Kuvend dhe ofroni zgjidhje
safdsaf
28/04/2026 - 17:08
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të shkojnë në seancë në orën 19:00.

Teksa foli për biografinë e Feride Rushitit, e propozuar për presidente, ai tha se puna e saj ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën e mbi 18 mijë përfituesve të viktimave të dhunës seksuale.

Tutje, tha se Rushiti është “lidere në shoqërinë tonë civile”.

“Kandidate jo partiake, më përfaqësuese, më konsensuale, profesionalisht e kombëtarisht me një kauzë fisnike, e përgatitur dhe me emër të njohur ndërkombëtarisht se sa Feride Rushiti në këto rrethana vështirë të gjendet... Unë e kam edhe një herë thirrjen edhe për opozitën, të vijnë në kuvend sepse kuvendi është shtëpia e deputetëve, të ofrojnë zgjidhje sepse këto bllokime nuk qojnë askund, dhe të marrin pjesë siç i kanë votuar qytetarët që përfaqësohen prej tyre sepse nuk i ndihmojnë institucioneve dhe shtetit të Kosovës me bojkot dhe bllokim. Edhe një herë në seancës e orës 19:00, presim në këtë vazhdim të kemi edhe deputetët e opozitës të cilët e kanë vendin në kuvend. ”, shtoi ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026