Sot bëhen nëntë vjet që kur ndodhi dhuna në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e cila mbahet mend si “e enjtja e përgjakshme”.
Viti i parë i zhvillimeve në Kuvend ishte në pritje të epilogut gjyqësor kundër më shumë se 33 personave… një amnisti dhe dhjetëra dhunues të Parlamentit në burg. Ndërsa në përvjetorin e dytë, një pjesë e pjesëmarrësve ishin dënuar për ngjarjet, ndërsa opinioni ende priste zbulimin e organizatorëve.
Në Kuvend me një numër të madh të replikave dhe kundra-replikave saktësisht në mesditë fillon vazhdimi i njëzet i seancës konstitutive të Kuvendit, në të cilën në rend dite është edhe pika për zgjedhjen e deputetit të BDI-së Talat Xhaferi për kryetar të ri të Kuvendit. Jashtë, para godinës së Parlamentit mbahen protestat e 60-ta të iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” me kërkesën për hedhjen poshtë e të a.q. “Platformë të Tiranës” dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Në orën 14:00 lideri i LSDM-së Zoran Zaev, kërkon respektim të Rregullores dhe të kalohet në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se ka shumicë të re parlamentare me 69 deputetë.Në orën 18:30 në sallën për media deputetët përgatiten për konferencën për media të Zoran Zaevit dhe Talat Xhaferit, meqë katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe pas një dekade shteti u bë me shumicë të re në pushtet.
Përderisa zgjatë konferenca për media e Talat Xhaferit në monitorët deputetët dhe gazetarët shikojnë se si një turmë qytetarësh depërton rrethojën mbrojtëse të kordonit policor dhe vjen deri te dyert e Kuvendit. Derisa flet Zaevi, turma tashmë hyn në Kuvend dhe sigurimi i mbyll dyert e sallës për media.
Dënimi i përgjithshëm me burg prej 211 viteve për 16 të akuzuarit për “Të enjten e përgjakshme”
Në kuadër të procedurës së dëshmuar janë marrë në pyetje rreth 50 dëshmitarë, si edhe një dëshmitar i mbrojtur, në dëshmimin e të cilit ishte përjashtuar opinioni. Si dëshmitarë u morën në pyetje kryeministri aktual Zoran Zaev, ministri Damjan Mançeski, ish-kryeparlamentariTrajko Veljanovski, peshkopi Pimen, etj.
Në përputhje me Ligjin për amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, amnistia nuk ka të bëjë me organizatorët, personat që kanë ushtruar dhunë fizike, të cilët kanë mbajtur armë, si dhe personat zyrtarë që i kanë tejkaluar autorizimet zyrtare.
Këshilli gjyqësor në Gjykatën Penale në Shkup, i kryesuar nga gjykatësja Dobrilla Kacarska më 15 mars u shqiptoi dënim të përgjithshëm me burg prej 211 viteve 16 të akuzuarve për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, ndërsa Igor Durllovskin e liroi nga aktakuza.
Mitko Çavkov mori dënimin më të lartë prej 18 viteve, Mitko Peshov 15 vite, Dushko Llazarov 15 vite, Goran Gjoshevski – Levi – 15 vite, Oliver Popovski– 13 vite, Oliver Radullov 10 vite, Munir Pepiq– 15 vite, Abdulfeta Alimi– shtatë vite, Mlladen Dodevski– 12 vite, Jane Çento15 vite, Goran Angellovski– 12 vite, Igor Jug – 12, Vllatko Trajkovski– 15 vite, Vilijam Mihajllovski– 14 vite, Nikollo Mitrovski – Koljo-15 vitedhe Aleksandar Vasilevski– tetë vite.
Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit përmes kumtesës në shkurt të këtij viti informon se nën hetim janë pesë persona të dyshuar se janë organizatorë të ngjarjeve të 27 Prillit.
Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.