Interpoli çon në arrestimin e të shumëkërkuarit shqiptar, pritet ekstradimi
Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Interpoli çon në arrestimin e të shumëkërkuarit shqiptar, pritet ekstradimi
722430404_18079781381556078_5002147651174187593_n
15/06/2026 - 15:55
Linku u kopjua

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, është arrestuar në Belgjikë shtetasi shqiptar Gerd Gjinarari, 52 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, arrestimi u realizua falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Interpol Brukselit.

52-vjeçari u kap në Belgjikë duke poseduar dokumente italiane të dyshuara si të falsifikuara.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 2014 dhe Gjykata e Apelit Korçë në vitin 2019 kanë njohur vendimin penal të autoriteteve italiane, duke e dënuar Gjinararin me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Autoritetet shqiptare dhe ato belge po vazhdojnë procedurat për finalizimin e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026