Komisioni Qendror i zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 61-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi. Vendimet u morën në mbledhje elektronike.
Sipas pikës së parë të rendit të ditës, KQZ mori vendim për miratimin e procedurës standard të veprimit për aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Kjo procedurë përcakton organizimin, funksionimin dhe përgjegjësitë e QNR-së gjatë administrimit të materialeve zgjedhore dhe numërimit të votave. Dokumenti rregullon të gjitha fazat e procesit, duke filluar nga pranimi i materialeve zgjedhore nga Qendrat Komunale të Numërimit, votimi me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe votimi nga jashtë Kosovës, e deri te numërimi, verifikimi, rinumërimi eventual, tabulimi dhe publikimi i rezultateve. Po ashtu, procedura përcakton rregullat për transparencën, praninë e vëzhguesve të akredituar, kontrollin e procesit, trajtimin e ankesave, masat disiplinore në rast shkeljesh dhe mbylljen përfundimtare të QNR-së pas përmbylljes së të gjitha aktiviteteve zgjedhore.
Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për miratimin e planit operacional për ditën e zgjedhjeve, 7 qershor 2026. Ky plan, përcakton organizimin, koordinimin dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të angazhuara në administrimin e procesit zgjedhor brenda dhe jashtë vendit. Dokumenti përshkruan aktivitetet që lidhen me përgatitjen dhe funksionalizimin e Qendrave të Votimit, shpërndarjen e materialeve zgjedhore, komunikimin institucional, raportimin e pjesëmarrjes dhe rezultateve preliminare, si dhe menaxhimin e situatave operative gjatë ditës së zgjedhjeve. Po ashtu, plani parasheh funksionimin e dhomave operative për koordinim dhe mbështetje, bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për sigurinë, energjinë elektrike dhe mbështetjen teknike, si dhe përcakton ekipet dhe zyrtarët përgjegjës për informimin e votuesve, komunikimin me mediat, mbështetjen logjistike, teknologjinë informative, verifikimin e vëzhguesve dhe detyra të tjera të nevojshme për garantimin e një procesi zgjedhor.
Gjithashtu, me qëllim të informimit për ecurinë e procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, KQZ miratoi planin e konferencave për ditën e zgjedhjeve në përfaqësitë diplomatike më 6 qershor 2026 dhe për ditën e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës 7 qershor 2026.• 09:00 – Konferenca e parë: KQZ njofton për fillimin e procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike;
• 14:00 – Konferenca e dytë: KQZ njofton për pjesëmarrjen dhe ecurinë e votimit në përfaqësitë diplomatike;
Ndërkaq, në ditën e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, më 7 qershor 2026, KQZ do të mbajë 5 konferenca të rregullta, në këto orare:
• 11:30 – Konferenca e dytë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 11:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor;
• 15:30 – Konferenca e tretë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë;
• Konferenca e pestë: Për kohën e mbajtjes së konferencës së pestë, për publikimin e rezultateve të përmbledhura preliminare të subjekteve politike, KQZ-ja do të njoftojë me kohë.