Dënim maksimal Gjykata Themelore të Prishtinë sot ka shpallur aktgjykim dënues me burgim të përjetshëm ndaj Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, të cilët u shpallën fajtorë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, që ndodhi më 24 shtator 2023. Ndësa me 30 vjet burgim u dënua Dushan Maksimoviq. Si pasojë e këtij sulmi mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku ndërsa u plagosën tre të tjerë.
Dy të akuzuarit, Spasojeviq dhe Toliq nuk janë prezent në gjykatore, ndërsa Dushan Maksimoviq ishte prezent në momentin kur u shpall vendimi ndaj tyre.
Kujtojmë që në fjalën përfundimtare në këtë proces gjyqësor, prokurori i rastit, Naim Abazi kërkoi burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit. Burgim të përjetshëm për Spasojeviq, Toliq dhe Maksimoviq kërkuan edhe mbrojtja e zyrtarëve policorë që u lënduar gjatë sulmit terrorist, si dhe avokati i familjes së rreshterit, Afrim Bunjaku i cili mbeti i vrarë më 24 shtator 2023.
Në fillimit të gjykimit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq i kanë mohuar akuzat me të cilat i ngarkon Prokuroria Speciale.Nga ai sulm terrorist mbeti i vrarë rreshteri 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku, ndërkaq u plagos zyrtari policor Alban Rashiti e u lënduan Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu e Sedat Dushi.
Gati një vit pas sulmit, Prokuroria Speciale më 11 shtator pati ngritur aktakuzë, ku në mesin e të akuzuarve kryesor është Milan Radoiçiq, si udhëheqës i grupit, cili ka marr përgjegjësinë për këtë sulm terrorist.
Për Radoiçiqin dhe 40 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati, Prokuroria Speciale kishin kërkuar gjykim në mungesë, por Gjykata Themelore e hodhi poshtë kërkesën e tyre si të “pabazuar”.