Si prindër, ne udhëheqim me shembull. Por shumë shpesh, zakone të gabuara prindërimi mund t’i çojnë fëmijët në drejtim të gabuar. Shumica e njerëzve bien dakord që fëmijët kanë nevojë për inkurajim, mbështetje, pavarësi dhe përvoja reale.
Ja 5 gabime që duhen shmangur nëse doni që fëmija juaj të rritet si një lider i suksesshëm.
Termi “prind helikopter” i referohet prindërve që përfshihen në mënyrë të tepruar në jetën e fëmijës, duke e kontrolluar, mbrojtur dhe perfeksionuar gjithçka. Psikologia Ann Dunnewold shpjegon se kjo është një formë e tepruar e prindërimit të përgjegjshëm. Edhe pse prindërit nuk duan që fëmijët të lëndohen, mbrojtja e tepërt i privon ata nga përvoja të rëndësishme mësimi.
Psikologu Dr. Paul Donahue paralajmëron se lavdërimi i tepërt mund të dëmtojë zhvillimin e fëmijës. Kur një fëmijë lavdërohet për gjithçka, ai mund të fillojë të besojë se duhet të jetë gjithmonë perfekt dhe të ketë gjithmonë aprovimin e të tjerëve.
Në vend të lavdërimeve të përgjithshme si “shumë mirë”, rekomandohet të vlerësohet përpjekja konkrete, p.sh. “ke punuar shumë për këtë”.
Këto 5 histori dëshmojnë se dashuria e vërtetë fshihet te gjestet e vogla...
Dorëzimi ndaj kërkesave të fëmijës
Fëmijët testojnë kufijtë e tyre natyrshëm. Por nëse prindërit dorëzohen gjithmonë, fëmija mëson se mund të marrë gjithçka me këmbëngulje ose zemërim, transmeton Oranews, përcjell KosovaPress.
Mungesa e integritetit në sjellje
Sjellja e prindërve është modeli kryesor për fëmijët. Nëse prindi shan, gënjen, nuk mban premtimet ose sillet ndryshe në mungesë të të tjerëve, fëmija e mëson këtë si sjellje normale.