Me 12 gusht, dita do të kthehet për pak çaste në 'natë' në një pjesë të Spanjës veriore kur Hëna do ta mbulojë plotësisht diellin gjatë një eklipsi të rrallë të plotë diellor.
Ja çfarë duhet të dini për këtë eklips, i pari i dukshëm nga Europa kontinentale që nga viti 2006.
Eklipset ndodhin kur hëna kalon drejtpërdrejt midis diellit dhe Tokës, duke hedhur një brez të ngushtë hijeje mbi planetin tonë.
Kjo krijon një muzg të pazakontë, gjatë të cilit temperaturat bien, hijet shfaqen në kënde të çuditshme dhe disa kafshë flenë.Megjithatë, sipas NASA-s, ato janë thjesht rezultat i një “rastësie kozmike”.
“Edhe pse dielli është rreth 400 herë më i madh se hëna, ai ndodhet gjithashtu rreth 400 herë më larg”, thotë agjencia amerikane e hapësirës.
Me 12 gusht, një rajon i largët i Rusisë veriore do të jetë i pari që do të shohë eklipsin e plotë.
Në Spanjë, ai do të shtrihet afërsisht nga qyteti verior i Oviedosderi në ishullin e Majorkës.
Sa do të zgjasë?
Për shembull, qyteti verior i Burgosit do të zhytet në errësirë për saktësisht 1 minutë e 48 sekonda.
Në disa pjesë të Rusisë dhe Groenlandës do të zgjasë pak më shumë, por sërish më pak se dy minuta e gjysmë.
Eklipse të pjesshme do të jenë të dukshme edhe në pjesën më të madhe të Europës, Kanadasë, veriut të SHBA-së dhe Afrikës veriperëndimore.
Sa i rrallë është?Me 2 gusht 2027, një eklips i plotë diellor do të kalojë mbi Spanjën jugore, Afrikën Veriore dhe Gadishullin Arabik.
Disa media e kanë quajtur atë “eklipsi i shekullit”, sepse faza e totalitetit do të zgjasë 6 minuta e 23 sekonda, më e gjata e shekullit XXI.
Po. Është shumë e rëndësishme të mos shikoni drejtpërdrejt diellin gjatë një eklipsi, pasi mund të shkaktojë dëmtime serioze të syve.
Sytë nuk kanë receptorë dhimbjeje që ta paralajmërojnë trurin se po dëmtohen, ndaj problemet shfaqen vetëm më vonë.
Studimet kanë treguar se, pas eklipsit të plotë diellor në SHBA në vitin 2024, u rrit ndjeshëm numri i kërkimeve në internet për shprehjen “më dhembin sytë”, transmeton Oranews, përcjell KosovaPress.