Në mjediset e Qeverisë së Kosovës u mbajt takimi i nivelit të lartë me temë “Rinia në fokus: takimi i nivelit të lartë për koordinimin e donatorëve në Kosovë”.
Në këtë ngjarje morën pjesë ministri në detyrë i Sportit dhe i Rinisë, Blerim Gashani, si dhe udhëheqësi i ekipit për Shoqëri civile, media, rini dhe kulturë në Zyrën e BE-së në Kosovë, Olivier Boudart, së bashku me përfaqësues të tjerë të komunitetit të donatorëve.
Në fjalën e tij të parë, ministri në detyrë i Sportit dhe i Rinisë, Blerim Gashani, vuri në dukje ndikimin e madh që kanë pasur investimet dhe partneritetet e deritanishme në ngritjen e kapaciteteve të të rinjve. Ai theksoi se fakti që Kosova ka popullsinë më të re në Evropë përbën një përgjegjësi të jashtëzakonshme strategjike.
Gashani: Rinia si avantazh strategjik dhe përgjegjësi shtetëroreNë vijim të diskutimit, ministri Gashani u ndal te hapat konkretë institucionalë që po ndërmerr ministria e sportit dhe rinisë. Ai zbuloi planin për krijimin e një hapësire të veçantë në uebfaqen e re zyrtare, ku do të publikohet dhe përditësohet matrica e fondeve, duke rritur transparencën dhe duke parandaluar koordinimin e gabuar apo mbivendosjen e projekteve.
Gashani: Platforma e re digjitale për transparencë dhe shmangie të mbingarkesës së fondeve
Boudart: Fondet e donatorëve po shënojnë rënie në mbarë Ballkanin Perëndimor
Në mbyllje të mesazhit të tij, Boudart riafirmoi pozicionin e Bashkimit Evropian si partneri më i fuqishëm financiar dhe strategjik i Kosovës. Ai vuri në dukje se qëllimi kryesor i këtij takimi është dëgjimi i vetë të rinjve, në mënyrë që kërkesat dhe zëri i tyre të përkthehen në strategji operative e të prekshme nga qeveria dhe donatorët.
Boudart: Qëllimi i kësaj tryeze të rrumbullakët është që së pari dhe mbi të gjitha të dëgjojmë të rinjtë
"Si partneri më i fuqishëm dhe më i besueshëm i Kosovës, si dhe ofruesi më i madh i asistencës financiare, BE-ja i mbështet të gjitha këto fusha përmes programeve të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal. Kjo pasqyron përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të fuqizuar mbështetjen ndaj të rinjve. Për ta përmbyllur, qëllimi i kësaj tryeze të rrumbullakët është që së pari dhe mbi të gjitha të dëgjojmë të rinjtë, me qëllim që t'i harmonizojmë më mirë përpjekjet tona si komunitet donatorësh dhe si qeveri për të shtrirë bashkëpunimin në këtë fushë. Duke vepruar kështu, ne mund të sigurohemi që zëri i të rinjve në Kosovë të dëgjohet dhe të përkthehet në veprime domethënëse."
Ky takim i nivelit të lartë rikonfirmoi se ardhmëria e rinisë kosovare kërkon një front të përbashkët mes institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë. Përmes digjitalizimit dhe koordinimit më të mirë të fondeve, Kosova synon ta kthejë avantazhin e saj demografik në një fuqi reale ekonomike, ndërsa BE-ja mbetet e përkushtuar që zëri i të rinjve të mos mbetet vetëm në letër, por të shndërrohet në projekte konkrete për arsim dhe punësim.