Hapet afati kalimtar veror në hendbollin kosovar
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hapet afati kalimtar veror në hendbollin kosovar
Volejboll 1
06/07/2026 - 22:03
Linku u kopjua

Federata e Hendbollit e Kosovës ka njoftuar se afati kalimtar veror do të hapet më 7 korrik dhe do të zgjasë deri më 21 korrik, sipas vendimit të Bordit të FHK-së.

Gjatë kësaj periudhe, klubet do të kenë mundësi të transferojnë hendbollistë pa kontratë, si dhe lojtarë që kanë kontratë, por posedojnë pëlqimin e klubit për largim. Pritet një merkato aktive, sidomos nga shtatë klubet kosovare që do të marrin pjesë në garat evropiane.

Po ashtu, më 7 korrik do të publikohet edhe propozimi për Propozicionet e Garave 2026/27, ndërsa afati për shqyrtim publik do të jetë i hapur deri më 1 gusht.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026