Gjyqtari kosovar, Genc Nuza, ka ndërmarrë hapin e parë ligjor pas zhvillimeve të fundit, duke dorëzuar zyrtarisht një kërkesë pranë Ministrisë së Sportit, përkatësisht te Këshilli Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Ngjarjet Sportive.
Nuza ka kërkuar shqyrtimin e masës ndëshkimore ndaj klubit të FC Ferizajt dhe presidentit të saj, Lulzim Abazi, me pretendimin se deklaratat e tyre kanë krijuar një klimë armiqësore dhe denigruese që cenon integritetin e tij personal, profesional dhe të familjes së tij.
Përmes një reagimi publik, Nuza u shpreh se ky është vetëm hapi i parë për mbrojtjen e dinjitetit të gjyqtarëve në Kosovë, ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt do të ngrejë edhe padi në gjykatat kompetente për shpifje dhe pretendime të rreme të bëra ndaj tij.
